• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“KAM MARRË SHUMË NGA…”/ Robert Pichler sjell nëpërmjet FOTOGRAFIVE ‘Shqipërinë e viteve`90-të’
Home
Kulturë

“KAM MARRË SHUMË NGA…”/ Robert Pichler sjell nëpërmjet FOTOGRAFIVE ‘Shqipërinë e viteve`90-të’

25 January, 2019 k.autor Kulturë

Ekspozita “Kthim në kohë- Shqipëria e viteve `90-të” e austriakut Robert Pichler çelet në Muzeun Historik Kombëtar. Fotografi sjell njerëz edhe peizazhe nga Veriu në Jug të Shqipërisë. Ai pas rënies së komunizmit, ka qenë dëshmitar i jetës së shqiptarëve, në dasma, fejesa dhe funerale.

Të moshuar me mitraloz në duar. Personazhe kurioz në dritare. Automjete të ngarkuar me kashtë. Një arkivol që kalon përroin! Njerëz që me portretet e tyre të ngrysur tregojnë gjithçka. Këto elemente njerëzor sjell në Muzeun Historik Kombëtar fotografi austriak Robert Pichler.

Ai erdhi në vitet ’90 në Shqipëri, ku edhe fokusoi në objektivin e aparatit të tij, njerëz edhe peizazhe nga Malësia e Dukagjinit tek ajo e Kurveleshit, nga Curraj i poshtëm në Çorrajn e sipërm, nga Shkodra në Gjirokastër dhe nga Fterra në Tiranë.

“Unë kam filluar me punën time në vitin 1992. Kur erdha si student edhe nisa udhëtimet në Shqipërinë e Veriut, e më pas të Jugut. Për mua është e rëndësishme që të them se koha që isha këtu nuk ishte gjithmonë e mirë, por një gjë është shumë e qartë për mua, që unë kam marrë shumë nga shqiptarët, kam përfituar mjaft nga shqiptarët edhe nuk do të isha aty pa Shqipërinë, ku jam tani në Austri,”- u shpreh Robert Pichler, fotograf dhe antropolog.

Për herë të parë fotografi e ka vizituar Shqipërinë kur ishte student në vitin 1989, sepse i duhej të studionte Kanunin e Lekë Dukagjinit. Ka qenë dëshmitar i jetës së shqiptarëve, në ditët e para të rënies së komunizmit, duke marrë pjesë në dasma, fejesa dhe funerale, ku nuk mungojnë as makinat, kamionët, karrocat dhe kalimtarë që zhvendosen nëpër rrugë.

“Mora shumë njohur, informacion edhe mikpritje. Janë të gjitha të rëndësishme për një shkencëtar që punon në një vend të huaj. Shpresoj që ekspozita është diçka që unë mund të jap mbrapsht  këtij vendi, sepse mendoj se fotot edhe videot që kam bërë këtu, nuk janë pronë të miat, por të shqiptarëve në të njëjtën kohë,” – tha më tej Pichler.

Historiani, antropologu dhe fotografi Robert Pichler  është një nga dëshmitarët e transformimit të zhurmshëm të Shqipërisë, i përballjes së familjes shqiptare me emigracionin, por edhe me trazirat politike.

Ekspozita “Kthim në kohë- Shqipëria e viteve `90-të” e kuruar nga Edit Pula nisi udhëtimin 18 muaj më parë, nga stacioni autobusëve të zonës së Veriut në Jug, edhe deri në 30 janar do të jetë në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TENTOI TË PËRDHUNONTE GRUAN ME DY SHOKË"/ Çfarë ndodhi me 48 vjeçarin kur...
Previous article MILANI NUKI DI TË NDALET/ Një talent francez dhe një kthim i bujshëm

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT