• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TRAFIKU I LËNDËVE NARKOTIKE”/ Shpërndanin drogë në disa qytete, 5 në pranga. Ishin…
Home
Breaking News

“TRAFIKU I LËNDËVE NARKOTIKE”/ Shpërndanin drogë në disa qytete, 5 në pranga. Ishin…

24 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit në katër operacione kundër trafikut të lëndëve narkotike ka arrestuar në flagrancë 5 persona, në Fier, Shkodër, Durrës dhe Himarë.

“Në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave apo të lokaleve të natës, nga strukturat e Policisë së Shtetit janë ushtruar kontrolle të shumta në ambiente të ndryshme.

Si rezultat i kontrolleve janë goditur 4 raste konkretisht në Fier, Shkodër, Durrës e Himarë, ku u arrestuan 5 persona dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e ndarë në doza të vogla.

Në Fier u  kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.H., 38 vjeç, si dhe V.P., 55 vjeç, nga Fieri, pasi në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në mjetin me të cilin udhëtonin, u gjet dhe sekuestrua  1 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Në Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi E.C., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjetën në trup doza lënde narkotike kanabis, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij janë gjetur edhe 73 doza të tjera me lëndë narkotike të dyshuar kanabis të futura në qese plastike.

Në Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi M.V., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit personal i janë gjetur 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar marijuanë, të futura në qese.

Në Himarë u arrestua shtetasi S.J., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjetën dhe iu sekuestruan 100 doza lënde narkotike e dyshuar kanabis.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet në të gjithë territorin dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të paligjshmërisë në tërësi, në numrin 112, në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, apo në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit në rrjetet sociale, duke iu garantuar anonimatin si dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm të Policisë së Shtetit”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TURTURA Ç'NJERËZORE/ “M’i fusnin këmbët zbathur në prush sa më binte të fikët”, rrëfimi i nipi i Safet Butkës
Previous article KARTELI I BERBERËVE/ Tentuan të rrisin çmimin e qethjes, zbulohen nga...

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali Aktualitet

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT