• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI “DH ALBANIA”/ Gjykata vendos “ARREST ME BURG” për Avdjol Dobin. Tenderat dhe falsifikimi…
Home
Breaking News

SKANDALI “DH ALBANIA”/ Gjykata vendos “ARREST ME BURG” për Avdjol Dobin. Tenderat dhe falsifikimi…

23 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Tiranës vendosi të mërkurën masën arrest me burg për Avdjol Dobin, përfaqësuesin e kompanisë DH Albania e cila mundi që përmes dokumentave të falsifikuara të fitonte dy tendera publikë për një vlerë totale prej 30 milion eurosh. Vendimi është marrë pas kërkesës së prokurorisë dhe vjen vetëm një muaj e gjysëm pas zbulimit të skandalit nga emisioni “Të paekspozuarit” në News 24. Gjatë kësaj kohe autoritetet e Drejtësisë kishin kërkuar vetëm që Dobi të paraqitej për të dhënë shpjegime, por pa mundur të kontaktojnë me të. Sipas sistemit TIMS, i cili rregjistron hyrjet dhe daljet nga vendi, Dobi nuk rezulton të jetë larguar, por me gjasë, ai e ka lënë Shqipërinë prej kohësh.

Kompani Dh Albania u rregjistrua në Shqipëri, në muajin korrik të vitit të kaluar si degë e shoqërisë amerikane Dunwell Huberman, e regjistruar dhe ajo në shtetin Delawere, në SHBA, vetëm një muaj më parë. Por në dokumentat që Dobi, 26 vjeçar, paraqiti në emër të kompanisë, në dy garat e zhvilluara në vjeshtën e 2018, për ndërtimin e një pjesë të Unazës së Re dhe të një linje energjitike, kompania amerikane rezultonte e themeluar që në vitin 1998.

Autoritetet shqiptare anulluan menjëherë të dyja garat, ndërsa u mbrojtën duke deklaruar se formalisht DH Albania ishte me letra të rregullta dhe se ata nuk kishin patur asnjë arsye për të dyshuara e për pasojë të verifikonin vërtetësinë e dokumentave. Por disa fakte të zbuluara nga Zëri Amerikës dëshmuan se të paktën në rastin e pajisjes së DH Albania me licencë zbatimi në ndërtimi, institucionet shqiptare ishin vënë në shërbim të kompanisë, duke nisur procedurat 5 ditë përpara se ajo të regjistrohej në Qendrën Kombëtare të Biznesit, pra kur ishte ende një entitet inekzistent.

Të dhëna të tjera të nxjerra në dritë në media, e të analizuara nga Zëri Amerikës hodhën dyshime të forta se në të vërtetë Dobi ka shërbyer si fasadë, dhe se pas kompanisë DH Albania qëndron biznesmeni i njohur Bashkim Ulja, i cili ka dhe lidhje familjare me Dobin. Punonjës të kompanisë “Gener 2” të zotit Ulaj, gjithashtu rezultuan të kishin kryer veprime zyrtare në emër të DH Albania-s.

Në fillim të javës, ministria e Infrastrukturës, njoftoi ndërprerjen e procedurës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar me kompaninë “Gener 2”, me të cilën qeveria ishte drejt përfundimit të bisedimeve për të mbyllur kontratën, e cila kapte një vlerë prej 225 milion euro. Ndonëse zyrtarisht motivi që u dha ishte ai i kalimit të fondeve në favor të mbështetjes së infrastrukturës së Universiteteve, dyshimet për përfshirjen e zotit Ulaj në rastin e DH Albania-s, mendohet të kenë qenë ndër arsyet kryesore të vendimit të marrë.

Po ashtu në harkun e 24 orëve, mes të hënës dhe së martës së shkuar drejtuesit e dy institucioneve që e kishin shpallur DH Albania-n fituese në gara, lanë detyrën. Administratori i Operatorit të Transmetimit, Klodian Gradeci dha dorëheqjen duke e motivuar me “arsyet personale”. Një akt i cili ngjan më tepër të ketë qenë i detyruar, përsa kohë nuk i ka gjetur aspak në befasi autoritetet të cilat po brenda ditës së hënë, emëruan zëvendësin e tij. DH Albania kishte fituar pranë OST garën për ndërtimin e linjës Burrel-Peshkopi për një vlerë prej 12 milion eurosh, pothuajse aq sa ishte dhe fondi limit i përcaktuar.

Sot ka qenë radha e Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) Afrim Qendro, i cili është shkarkuar nga detyra nga kryeministri Edi Rama dhe në vend të tij është emëruar Sonila Qato ish ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Pranë ARRSH-së, DH Albania fitoi garën për ndërtimin e një pjesë të Unazës së Re, për 18 milion euro, edhe në këtë rast thuajse sa ishte fondi limit, duke qenë e vetme në konkurrim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATOJA E JANARIT/ Ivan Perisic drejt Madridit, largimi i kroatit mbush arkën e Interit
Previous article SEVILLA NË AVANTAZH/ Shënon golin Pablo Sarabia pas një asistimi (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

I SHPËTOI VDEKJES NË DITËN E LINDJES/ Ndërhyrja e rrallë në Fier, mjekët e spitalit “Memorial” bëjnë mrekullinë Aktualitet

I SHPËTOI VDEKJES NË DITËN E LINDJES/ Ndërhyrja e rrallë në Fier, mjekët e spitalit “Memorial” bëjnë mrekullinë

ALARM NË NJË KOPËSHT NË KORÇË/ 6 fëmijë përfundojnë në Pediatri, dyshohet helmim nga ushqimi Aktualitet

ALARM NË NJË KOPËSHT NË KORÇË/ 6 fëmijë përfundojnë në Pediatri, dyshohet helmim nga ushqimi

ZJARR I FRIKSHËM NË PEQIN/ 3 banesa të djegura dhe mbi 50 hektarë sipërfaqe të shkatërruar Aktualitet

ZJARR I FRIKSHËM NË PEQIN/ 3 banesa të djegura dhe mbi 50 hektarë sipërfaqe të shkatërruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT