• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIZA NË PARTINË DEMOKRATIKE/ Salianji bëhet “sebep”, demokratët kritik nuk “kursejnë” Bashën
Home
Ekskluzive

KRIZA NË PARTINË DEMOKRATIKE/ Salianji bëhet “sebep”, demokratët kritik nuk “kursejnë” Bashën

22 January, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Zgjedhjet e brendshmë të Partisë demokratike të shtunën, treguan edhe njëherë një përçarje të demokratëve me kreun e tyre, Lulzim Bashën.

Prej tre ditësh, çdo temë e diskutimit është zhvendosur për selinë blu. Duket se dorëheqja e Salianjit nuk është pritur mirë nga një pjesë e demokratëve, ndonëse disa prej tyre nuk e zgjodhën me votë.

Ose të paktën, kështu u deklarua edhe pse nuk ka ende asnjë procesverbal mbi votimit. As kush votoi, as sa votuan apo sa vota mori gjithësecili.

Vetëm një fakt, se Salianji u mund vetëm me një votë.

Mirëpo, deputeti I PD edhe pse tentoi ta shfaqte dorëheqjen si një standard politik, e gënjeu vetja kur u shpreh se kjo I ishte kërkuar nga kryetari Basha.

Fill pas vendimit të tij, të zhgenjyerit “blu” në analiza e komente nxorrën edhe njëherë në pah qendrimin e tyre, ku më e fundit sot ishte edhe Jozefina Topalli një nga kritiket më të mëdha të kryedemokratit.

Jozefina Topalli: “Është një kryesi e delegjitimuar, sepse me i votuari ka vota më pak se gjysma e votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe kjo s’ka ndodhur kurrë në historinë e PD. Ata që mbesnin jashtë kryesie se PD kishin vota me shumë se gjysma e anëtareve të këshillit. E dyta 90% e kësaj kryesie kanë më pak se 30 për qind të votave të Këshillit Kombëtar është mungesë përfaqësimi, është rrëzim i çdo emri të paraqitur aty. Përpara ata që votoheshin më shumë merrnin 80-90% te votave. Ata që ishin anëtarë të kryesisë së PD sigurisht merrnin mbi 70% të votave”, tha Topalli.

Endlira Bushati: “Në 2005, numërimi i votave për Kryesinë e PDsë, u bë live para kamerave, të gjithë kandidatët të pranishëm në sallë, duke mbajtur shënim çdo votë për veten….

Dje, u lexuan fituesit….në rend alfabetik…përsëri…. “Janë dokumente të klasifikuara…” – tha kryetari i komisionit….gati gati sa s’tha se duhet çertifikatë sigurie për t’i parë….

Kështu, publiku nuk e merr vesh kurrë se kush janë më të votuarit….”.

Myslim Murrizi: “I Nderuar Miku dhe Kolegu im. Nuk besoj qe te ka munguar mbeshtetja nga DEMOKRATET apo ke qene zyrtaruc kolltuqesh deri tani, perkundrazi ke qene njeri aksioni dhe terreni, politikan i ri por masovik klasil, e ndoshta kjo te ka prishur pune dhe te ka numeruar si jo fitues. Po te shohesh “ fituesit” jane te gjithe ato qe nuk i kane dhene doren nje njeriu dhe zyrtaruc intrigant qe mendojne si te bejne ligjin qe te mos perballen kurre me qytetaret. Bile u habita shume se aq vota sa na u thane se kane mare nga keshilli disa “ fitues” nuk i kane mare as ne zone elektorale kur kane kaniduar si deputet nga pdr dhe nuk i marin kurre po te kanidojne ne sistem mazhoritar apo me lista te hapura. Kryesia eshte “ zgjedhur” nga radhet e administrates se pd dhe individe qe e dine partine vetem konference shtypi dhe Shqiperine nga hotel Tirana tek rogneri. Qarku i Fierit eshte i vetmi qark qe ka mare 2300 vota me shume ne 2017 sesa ne 2013 dhe eshte qarku i dyte ne vend ka vetem nje kanidat ne listen prej 50 kanidatesh. Berati Vlora, Korça, Lezha, Gjirokastra nuk kane asnje antare kryesie. Shpresoj qe kjo risi e madhe qe u be ne kete keshill kombetare qe emrat e kanidateve u publikuan 19 ore para votimit dhe jo siç ka ndodhur prej 28 vitesh qe shpalleshin vetem 16 ore para, te sjelle fryme tek DEMOKRATET.”

Sali Lushaj: “I Nderuar Zoti Salianji ! Me keqardhje të madhe e trishtim partiak për mua është largimi juaj. Ky është një vendim i marrë tashme nga ana juaj ku duhet ta pranoj cilido. Por gjatëe kësaj kohe askush më shume se ju, përveç Sali Berishës nuk e është dëgjuar as në parlament e në asnjë vend ku ka patur nevoje PARTIA DEMOKRATIKE.. Ke qene zëri më i fuqishëm përballe një pushteti ku ti me kurajon tende i çorre maskën këtij pusht pushteti.  Askush nuk e mundi të e beje me fuqishëm se ju opozitën përballe këtyre  do keni mbështetjen tonë të fuqishëm.  Respekte”, shkruan Sali Lushaj.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATOJA E BUJSHME/ Real Madridi gati të ofrojë 90 milionë euro për yllin e Juventusit
Previous article LLOGARI TË GABUARA/ Skënderbeu në krizë me blerjet e janarit sepse…

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT