• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KRYESI E DELEGJIMITUAR”/ Jozefina Topalli “sulmon” ashpër Bashën: Po pret pazarin e radhës
Home
Politikë

“KRYESI E DELEGJIMITUAR”/ Jozefina Topalli “sulmon” ashpër Bashën: Po pret pazarin e radhës

22 January, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Ish-Nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe një ndër ikonat e kësaj force politike, Jozefina Topalli, e quan të delegjitimuar procesin e përzgjedhjes së kryesisë së re.

“Është një kryesi e delegjitimuar, sepse me i votuari ka vota më pak se gjysma e votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe kjo s’ka ndodhur kurrë në historinë e PD. Ata që mbesnin jashtë kryesie se PD kishin vota me shumë se gjysma e anëtareve të këshillit. E dyta 90% e kësaj kryesie kanë më pak se 30 për qind të votave të Këshillit Kombëtar është mungesë përfaqësimi, është rrëzim i çdo emri të paraqitur aty. Përpara ata që votoheshin më shumë merrnin 80-90% te votave. Ata që ishin anëtarë të kryesisë së PD sigurisht merrnin mbi 70% të votave”, tha Topalli në një intervistë për Tv Klan.

Kur flet për ekipin e Lulzim Bashës, thotë se ai nuk është përfaqësues, as në figura, as ne ideologjinë e se djathtës.

“Është pa identitet, no face, no name, no voice, me ndonjë përfaqësim të vogël brenda kësaj strukture. Pas Republikës së re ajo që ishte, PD ka rilindur, siç ka rilindur edhe PS, e para e majtë e dyta e djathtë. Në këtë që është kryesia e re dhe që presupozohet se është qeveria e Lulzim Bashes, nuk ka të vjetër, nuk ka njerëz me kontribute, nuk ka themelues, nuk ka njerëz me eksperiencë, nuk ka profile të larta dhe nuk ka njerëz që flasin politikisht, nuk ka të rinj dhe nuk ka të djathtë.”

Delegjitimi i strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, thotë ish –numri dy i kësaj force politike, Lulzim Bashës i shërben vetëm për një qëllim.

“Një forcë politike pa legjitimitete dhe pa identitet sigurisht i shërben vetëm kryetarit dhe njerëzve të familjes së tij, të cilën e ka kthyer nga një force politike në një biznes privat për përfitime dhe ambicie financiare, të cilat kanë ecur shumë mirë gjatë këtyre viteve, ndërkohë që shqiptarët ikin nga Shqipëria…Këto janë shenja të autokratizmit të qartë të frikshëm në një kohë kur shqip nuk kanë bukën e gojës.”

Nën kryesimin e Bashës, Topalli thotë se në Partinë Demokratike ka humbur demokracia, vota, vlerat, kontributi apo qenia e djathtë, ndaj dhe e sheh të pamundur rikthimin e demokratëve në pushtet. Arsyeja, sqaron ajo, është pazari që sipas saj e lidh Bashën me kryeministrin Rama.

“Lulzim Basha nuk vjen kurrë në pushtet, as me këtë ekip. Basha është njeriu që mban Edi Ramën. Po të mos ishte Lulzim Basha, Edi Rama nuk do ishte kryeministër prej kohësh, ashtu si po të mos ishte Edi Rama, Lulzim Basha nuk do ishte në krye të PD. Ata janë të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme sepse ata mbajnë njeri-tjetrin, i mbajnë interesat e njëri-tjetrit.”

Dhe kur flet për pazar thotë se në perspektivë sheh një “deja vu” të marrëveshjes Rama-Basha të Majit të vitit 2017 edhe për sa u përket protestave.

“Lulzim Basha po pret pazarin e radhës do ketë çadrën e radhës, pazarin e radhës, do hyjë në qeveri me Edi Ramën si në 2017, pas britmave të çadrës dhe tradhtisë apo do kërkojë në tavolinë drejtori apo ndonjë bashki tjetër, këtë do t’ia lëmë kohës. Ai zgjedhjet i kupton si pazar, ai nuk pranon votën si koncept. Ndaj dhe PD është një emër që nuk ka lidhje me atë forcë politikë të kapur peng nga Basha dhe familja e tij.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GABOI NJË PENALLTI/ Cristiano Ronaldo zbulon bastin e humbur me trajnerin Allegri
Previous article I KA HABITUR TË GJITHË/ Migjen Basha zhvishet në fushë, grekët tërbohen nga bamirësia e yllit të Kombëtares (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SPAK THELLON HETIMET/ Sekuestrohen telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut Aktualitet

SPAK THELLON HETIMET/ Sekuestrohen telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT