Ish-ministra e Integrimit, Klajda Gjosha e ftuar në rubrikën “Opinion” në NeWs 24, ka komentuar edhe lëvizjet e fundit në qeverinë e kryeministrit Edi Rama dhe mosdekretimin e Gent Cajkës në krye të Ministrisë së Jashtme.
Gjosha u ndal te vendimet e Presidentit Meta, ndërsa shtoi se ai vetëm ka bërë detyrën e tij kushtetuese dhe për këtë arsye ka edhe mbështetjen e gjithë opozitës. Ish-ministrja e Integrimit, teksa komentoi mosdekretimin e Cakajt tha se nuk është e rëndësishme të lexosh libra, por të kesh eksperiencë.
“Unë besoj që Presidenti, Meta ka kryer detyrën e tij kushtetuese dhe ka patur një mbështetje nga të gjithë ne. Nuk është e rëndësishme sa libra ke lexuar, por është eksperienca”, u shpreh ajo.


