• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DY BOSA NË BURG PËR DY MUAJ”/ Tronditet mafia italiane, arrestohet kupola drejtuese e Cosa Nostras
Home
Nderkombetare

“DY BOSA NË BURG PËR DY MUAJ”/ Tronditet mafia italiane, arrestohet kupola drejtuese e Cosa Nostras

22 January, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Dy bosa mafiozë të Cosa Nostra të arrestuar një muaj më parë janë penduar duke u bërë bashkëpunëtorë me drejtësinë italiane e kanë zbardhur emrat e kupolës së re drejtuese të Mafias Cosa Nostra.

Antimafia italiane i ka dhënë sot një goditje të fortë mafias siçiliane Cosa Nostra.

Në orët e para të mëngjesit Antimafia e Palermos ka ekzekutuar urdhër arrestimin ndaj 7 personave të akuzuar si anëtarët e kupolës së re të mafias siçiliane Cosa Nostra.

Mes të arrestuarve janë dy persona nga familjet e njohura mafioze; Calogero Lo Piccolo, djali i bosit Salbatore Lo Piccolo i dënuar me burgim të përjetshëm dhe Leancro Greco, nip i një prej themeluesve të Cosa Nostras, Michele Greco.

Të arrestuarit po përpiqeshin t’i jepnin një jetë të re mafias Cosa Nostra, duke rikrijuar kupolën drejtuese me garancinë e mbiemrave të familjeve të tyre e nën bekimin e bosit Settimo Mineo, i cili u arrestua në dhjetor të 2018 e që konsiderohej kreu i ri i mafias siçiliane pas vdekjes së Totto Riinas.

Operacioni i sotëm dhe zbardhja e emrave të kupolës së re drejuese të Cosa Nostra u arrit falë rrëfimi të dy bosëve mafiozë të arrestuar një muaj më parë; Francesco Colleti e Filippo Bisconti, të cilët vendosën të bashkëpunonin me drejtësinë italiane.

Rrëfimi i të penduarve mafiozë ka zbardhur se kupola e re e Cosa Nostras është mbledhur për herë të parë pas vdekjes së Totto Riinas në 29 maj të 2018 me qëllim rimëkëmbjen e mafias siçiliane pas arrestimeve të shumta të anëtarëve të tyre e goditjeve që ka marrë nga policia gjatë viteve të fundit.

Të arrestuarit e tjerë të kupolës janë; Giovanni Sirchia në banesën e të cili u zhvillua mbledhja e kupolës,Giuseppe Serio, Erasmo Lo Bello, Pietro Lo Sicco e Carmelo Cacocciola.

Dy të fundit janë sipërmarrës të njohur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GOMONIA ME 1 TON DROGË/ Policia jep detajet e operacionit: Jemi në ndjekje të.... (FOTO)
Previous article PASOJA TRONDITËSE/ Gjërat e frikshme që mund t’iu ndodhin nëse bëni SEKS shpesh

F.autor

Postime të ngjashme

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm Botë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT