• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E TRISHTË QË BUSHATI S’ËSHTË MË MINISTËR I JASHTËM”/ Kotizas flet për paktin Shqipëri-Greqi
Home
Rajon

“E TRISHTË QË BUSHATI S’ËSHTË MË MINISTËR I JASHTËM”/ Kotizas flet për paktin Shqipëri-Greqi

22 January, 2019 F.autor Rajon

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka zbardhur negociatat që janë bërë mes Shqipërisë dhe Greqisë, në lidhje me çështjen e kufirit detar dhe për ligjin e luftës.

Edhe pse, as ai dhe as Bushati nuk janë më ministra, ata do të takohen sërish më 16 mars. Në përgjigje të një komenti nga një qytetare, dërguar gjatë një interviste në radion “News24/7”, lidhur me gjendjen e luftës me Shqipërinë që zgjat prej 75 vitesh, Kotzias deklaroi:

“Këtë çështje e kishim si pjesë të një pakete. Jo të gjithë ishin dakord që të zgjidhej. Kishim një problem, veçanërisht që marrëveshja mbi ZEE-të, që kishim përgatitur me kolegun tim shqiptar, nuk kishte Gjykatë Kushtetuese në Shqipëri që ta miratojë. Domethënë, meqenëse ishte refuzuar marrëveshja e mëparshme nga Gjykata Kushtetuese, duhet të funksiononte Gjykata Kushtetuese që të kalonte aty”.

“Siç di – tani ka disa lëvizje, të shohim – Gjykata ka 11 anëtarë dhe kishin mbetur vetëm dy. Plus kishte probleme komunikimi midis Ramës dhe Metës. Ajo që është e trishtë, do të thoja, është se Bushati nuk do të jetë më ministër i Jashtëm i Shqipërisë, për arsye që mund t’i diskutojmë në një intervistë tjetër”, tha më tej Kotzias.

Sipas Kotzias-it, ai u largua nga Rama dhe “ne të dy, që thuajse kishim mbaruar paketën e marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, nuk jemi më në ministritë tona”.

“Por, më lejoni t’iu them një lajm. Më 15- 16 mars, Departamenti i Studimeve Europiane dhe Ndërkombëtare të Universitetit të Pireut do të zhvillojë një seminar mbi aspekte të ndryshme të politikës së jashtme të 4 viteve të fundit. Ditmir Bushati është midis njerëzve që do të më nderojë dhe që më ka premtuar se do të vijë dhe do të flasë ditën e dytë”, tha Kotzias.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHKËPUNIM RAJONAL/ Bregu takon sot Zaev e zyrtarë maqedonas
Previous article "BOMBË ME SAHAT DEMOGRAFIKE"/ INSTAT publikon raportin: 24% e shqiptarëve të rritur nuk kanë kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E LIRIDONA ADEMAJT/ Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës! Naim Murseli e Granit Plava në burgim të përjetshëm, Kushtrim Kokalla 30 vite në qeli Rajon

VRASJA E LIRIDONA ADEMAJT/ Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës! Naim Murseli e Granit Plava në burgim të përjetshëm, Kushtrim Kokalla 30 vite në qeli

VENDIMI NDAJ THAÇIT NË HAGË/ Reagon Qeveria e Kosovës: Drejtësia duhet të jetë jo vetëm e pavarur, por edhe e besueshme Rajon

VENDIMI NDAJ THAÇIT NË HAGË/ Reagon Qeveria e Kosovës: Drejtësia duhet të jetë jo vetëm e pavarur, por edhe e besueshme

DETAJET/ Do kryenin sulm terrorist në Greqi, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë! Dyshohet se do vrisnin biznesmenin izraelit të armëve Aktualitet

DETAJET/ Do kryenin sulm terrorist në Greqi, 4 nga të arrestuarit janë shqiptarë! Dyshohet se do vrisnin biznesmenin izraelit të armëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT