• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
NËPËR “GJURMËT” E SKËNDERBEUT/ Del libri me reportazhe e histori (FOTO)
Home
Kulturë

NËPËR “GJURMËT” E SKËNDERBEUT/ Del libri me reportazhe e histori (FOTO)

22 January, 2019 enxhi.autor Kulturë

Skënderbeu Bashkëkohës”, është libri më i ri që u promovua të enjten në Lezhë në 551-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar. Vetë autori, Ndue Dedaj, në paradhënie thotë se ka bërë mijëra kilometra nga Nishi e Prishtina, Plava e Gucia, Kastriot (Peshkopi), Kepi i Rodonit (Durrës) për të sjellë gjurmët e gojëdhënat për Skenderbeun.

“Synimi i këtij libri publicistik është që ata që vijnë të nxiten për t’i njohur nga afër “adresat” e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në hapësirën reale dhe virtuale, historike e etnologjike, gjashtëshekullore”, shkruan Ndue Dedaj.

Ndërsa, Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta u shpreh gjatë promovimit se “ky libër nuk është libër i bërë në tavolinë, prej zyrës, prej studios, sikurse bëhen shumë libra dhe naj herë rezultojnë edhe plagjiatura. Prandaj ky libër ja vlen, sepse sjell freskinë e vet. Dhe më pëlqen se presori nuk ka bërë “mirditorin” por e ka nxjerrë Skenderbeun prej të gjitha vendeve, e ka lënë të lirë Skenderbeun me lind ku të dojë ai”.

Ndërsa Suela Bala vlerësoi se “qëmtimet e këtij udhëtimi nëpër Shqipërinë e Skenderbeut, vijnë të imëta, freskët, zhdërvjellët, bashkë me dijen e sistemuar mirë, stilin e skalitur të publicistit Dedaj. Fytyra e librit ka linjat dhe dritë-hijet e piktorit Pashk Pervathi, me një Skenderbe të portretizuar posatshëm për këtë botim”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË DITËT GRI TË DIMRIT/ Këto janë veshjet me ngjyra që "thyejnë" zymtësinë (FOTO)
Previous article 10 gjëra të cilat Olivia Palermo dhe Kendall Jenner i kanë në garderobën e tyre (FOTO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

KËRKIME ARKEOLOGJIKE NË LIN/ Siti palafit shtrihet në 6 hektarë! Kërkimet të fokusuara te pjesa nënujore, studimet gjeofizike dhe modelimi '3D' Kulturë

KËRKIME ARKEOLOGJIKE NË LIN/ Siti palafit shtrihet në 6 hektarë! Kërkimet të fokusuara te pjesa nënujore, studimet gjeofizike dhe modelimi '3D'

SHTATORJA E TEUTËS ILIRE NË LEZHË/ Vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema! Kulturë

SHTATORJA E TEUTËS ILIRE NË LEZHË/ Vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

FESTIVALI I FILMIT/ “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” fiton çmimin kryesor. Mbyll siparin edicioni i 14-të Kulturë

FESTIVALI I FILMIT/ “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” fiton çmimin kryesor. Mbyll siparin edicioni i 14-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT