• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ Luftimi i korrupsionit i takon Kosovës
Home
Rajon

ANALIZA/ Luftimi i korrupsionit i takon Kosovës

9 December, 2017 Ina.Autor Rajon

Bashkësia ndërkombëtare është në Kosovë për të ndihmuar, por lufta kundër korrupsionit u takon institucioneve vendore, është thënë të shtunën në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Me gjithë angazhimet e autoriteteve kompetente, është thënë se ende mbetet punë në forcimin e sundimit të ligjit dhe sistemin e prokurimit në Kosovë.

Me këtë rast ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, theksoi se SHBA-ja do ta ndihmojë Kosovën në luftimin e korrupsionit. Ndër të tjera ai ka thënë se Bashkësia ndërkombëtare është këtu për të ndihmuar, por në fund të fundit, kjo luftë u takon juve. Delawie është shprehur se “po ecim përpara me disa projekte që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë për të ulur korrupsionin në të ardhmen” .

“Nuk duhet të mbetet punë vetëm me deklaratat përmbyllëse, lufta kundër korrupsionit nuk është vetën një rast i veçantë. Jemi të përkushtuar që të vazhdojmë të punojmë me të gjitha ata që janë të zotuar për reforma në prokurim dhe reforma gjyqësore”, ka thënë Delawi.

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ndërkaq ka përsëritur qëndrimin se lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet i Bashkimit Evropian, sepse ka theksuar ajo, korrupsioni ka ndikim në të gjitha fushat e jetës duke minuar zhvillimin e ekonomik dhe sundimin e ligjit.

Apostolova ka thënë se lufta kundër korrupsionit nuk duhet të mbarojë në këtë ditë, por duhet për çdo ditë të luftohet, pasi siç shprehet ajo, e ardhmja e qytetarëve, konkretisht e të rinjve, është në rrezik nëse kjo situatë vazhdon edhe më tej,

“I jam bashkuar kësaj nisme për t’iu nxitur juve të gjithëve, popullit të Kosovës që të bëheni zëri, i cili nuk do të tolerojë korrupsionin dhe do të

veprojë me përkushtim kundër zyrtarëve të korruptuar dhe praktikave të tyre të paligjshme”, ka theksuar Apostolova.

Në përmbylljen e “ Javës Kundër Korrupsionit” edhe Ministria e Punëve të Brendshme ka mbajtur një konferencë për media. Zëvendësministri Abduselami Shkodra, ka thënë se korrupsioni dhe krimi i organizuar mbetet një ndër sfidat dhe kërcënimet kryesore të shtetit të Kosovës. Por, zotimi për të parandaluar nuk ka munguar.

Sipas tij, epidemia e korrupsionit kryesisht shfaqet në prokurim publik, në shëndetësi në procesin e privatizimit dhe fushat ku përdorët pasuria publike . Ndërsa, krimi i organizuar, ka vazhduar ai, manifestohet në trafikim droge, trafikim me njerëz, krime ekonomike, kibernetike e të tjera.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është prioritet mbi prioritetet për institucionet e Kosovës. Në një të ardhme të afërm do duhej të kumtojmë çdo njeri që merr iniciativa për krim dhe korrupsion se do të ballafaqohet me dorën e hekurt të institucioneve të Republikës së Kosovës”, është shprehur Shkodra.

Edhe përfaqësues të koalicionit të organizatave joqeveritare, të cilët për një javë me radhë kanë mbajtur takime të ndryshme duke paraqitur, sipas tyre, edhe fakte për raste korruptive, kanë thënë se përderisa nuk ka rezultate në luftën kundër korrupsionit, nuk do të ketë edhe mirëqenie të qytetarëve.

Betim Musliu, nga ky koalicion është shprehur se prania e lartë e korrupsionit në vend, është arsye e mos liberalizimit të vizave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DAVID IGNATIUS: Kim Jong Un dëshiron të bashkohet me klubin e Trump
Previous article Presidenti i PPE: Krimi dhe droga problem në Shqipëri. Zbatoni ligjin për të hyrë në BE (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT