• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA RENQETHËSE/ Nusja i mori fëmijët, Gëzim Koliçi bie në depresion dhe zhduket
Home
Sociale

HISTORIA RENQETHËSE/ Nusja i mori fëmijët, Gëzim Koliçi bie në depresion dhe zhduket

21 January, 2019 enxhi.autor Aktualitet, Sociale

Gëzim Koliçi nga Puka transferuar bashkë me familjen e tij në Shkodër, ka emigruar drejt Greqisë që rrëzimit së regjimit komunist. Bashkë më djalin e hallës, Nikolla Nika, ata vendosen në Anja të Kretës, ndërsa merren me punë në bujqësi. Asokohe pa preokupime familjare, deri në vitin 1995 kur familja i prezanton një vajzë me shkuesi nga fshati Paceram/Shkodër. Çifti vendosin pas afro dy vitesh më pas të bashkëjetojnë në Greqi. Gëzimi dhe Djella tashmë kishin nisur një jetë të re dhe në vitin 1998 vjen në jetë djali i tyre i parë, Marku më pas Noj dhe vajza me emrin Nikoleta.

Familja Koliçi jetonte një jetë të mbushur me dashuri, me ardhjen në jetë të tre fëmijëve të tyre. Kur dukej se gjithçka po shkonte mirë dhe familja ishte e kompletuar, ndodhi ajo që nuk pritej.

Kjo harmoni familjare u thye me devijimin e Gëzimit, i cili nga një njeri familjar dhe i përkushtuar bëhet frekuentues i lojërave të fatit, si dhe i varur nga alkooli. Djella punonte, ndërsa Gëzimi çfarë fitonte i linte në bixhoz.  Situata agravon dhe debatet ndizen në familjen Koliçi, kur Djella zbulon këtë të vërtetë.

Ishte viti 2006 kur çifti, prindër të tre fëmijëve vendosin të ndahen duke rënë dakord me njëri tjetrin, pasi ligjërisht nuk kishin celebrim.

Fëmijët i merr Djella kurse Gëzimi bashkë me nënë Lulen vendosin të jetojnë në Durrës, në një shtëpi me qera. Gëzimi shkonte ende në Greqi me punë sezonale. Në këtë kohë Djella, ish-bashkëshortja, tre fëmijët e tyre ia lë ish-vjehrrës së saj në Durrës. Për afro 5 vite me radhe fëmijët jetuan 2 vite në Durrës me gjyshen dhe 3 vite të tjera tek kushërinjtë e të atit.

Nëna Lula e pamundur për t’u kujdesur për nipërit e saj, ndërsa djali Gëzimi ikte e vinte në Greqi i shpie në një qendër bamirësie në Bushat, të Shkodrës.

Djella, kthehet për t’i marrë përsëri fëmijët dhe për t’u transferuar përfundimisht në Greqi. Fati i tyre ishte jeta në shtëpinë e fëmijës.

Gëzimi pasi kthehet nga Greqia mëson që ish-bashkëshortja kishte marrë fëmijët nga Bushati i Shkodrës dhe bie në depresion.

Sot, të ndarë dy prindërit, pasojat e të cilëve ranë mbi tre fëmijët, ata jetojnë të ndarë, jo vetëm nga babai dhe nëna, por edhe nga njëri-tjetri. Në pamundësi për t’u rritur bashkë, djali i madh Marku ndodhet në shtëpinë e fëmijës, vajza Nikoleta u birësua, ndërsa Noj jeton në një qendër tjetër.

Ishte muaji korrik i vitit 2016, kur Gëzimi me destinacion largimin drejt Greqisë, kishte njoftuar të ëmën. Ai doli nga shtëpia por nuk u kthye më kurrë. Sot, në studion e emisionit ’’Pa gjurmë’’ e rrëfen këtë histori të trishtë nënë Lula, e cila vuan humbjen e të birit, të nipërve gjithashtu, pas shkatërrimit që pësoi familja Koliçi, e cila është e destinuar të jetojë e ndarë…ndoshta përgjithnjë…

Në studion e Pa gjurmë, ajo është shprehur se: Kemi kaluar mirë me të dy, edhe me nusen edhe me djalin. Jam e dëshpëruar, kërkoj djalin. Kam humbur djalin, e kërkoj ta shoh, atë dhe nipërit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHA DËNOHET PËR SHPIFJE/ "The Washington Post": Lufta kundër korrupsionit përparësi
Previous article ORË TË RREGULLTA MËSIMORE/ Studentët e masterit tek Gjuhët e Huaja RIKTHEHEN në auditore

enxhi.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT