• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MARRËVESHJA FINALE”/ Thaçi: Lugina e Preshevës dhe veriu në kufijtë e …
Home
Rajon

“MARRËVESHJA FINALE”/ Thaçi: Lugina e Preshevës dhe veriu në kufijtë e …

21 January, 2019 k.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të hënën në një konferencë për media se synim i Kosovës është që të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila do të ishte ligjërisht e obligueshme në rrafshin ndërkombëtar.

Sipas tij, një marrëveshje e tillë do t’i siguronte Kosovës ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe do t’i hapte perspektivën në integrimet euro-atlantike.

Ai tha se është i vetëdijshëm për vështirësitë që janë në procesin e arritjes së marrëveshjes me Serbinë, por, siç u shpreh, beson në fuqinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian.

“Mbetet që në javët dhe muajt e ardhshëm të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese në rrafshin ndërkombëtar, që garanton pranimin e Kosovës në OKB, njohje nga Serbia dhe me këtë nënkuptohet edhe njohja globale për shtetin e Kosovës, që do të thotë konsolidim i plotë i shtetit tonë”, tha Thaçi.

“Kjo nënkupton po ashtu që nuk do të ketë kurrë më luftë në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe do të ketë kufij sipas standardeve evropiane”, theksoi ai.

Thaçi përsëriti se në kuadër të marrëveshjes finale midis Kosovës dhe Serbisë, edhe komunat në Luginën e Preshevës (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc) do të bëhen pjesë e Kosovës.

“Edhe Gazivoda (Ujmani), edhe veriu i Mitrovicës dhe Trepça do të jenë pjesë të Republikës së Kosovës dhe përfundimisht duhet të ndalen dhe dua t’i hedh poshtë të gjitha thashethemet”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se ka zhvilluar një takim me dy kryesuesit e Ekipit negociator të Kosovës, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti. Atyre, Thaçi tha se ua ka dorëzuar dokumentacionin lidhur me procesin e deritanishëm të dialogut me Serbinë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011. Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut, kërkon nga të dyja palët që në fund të procesit të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila, veç tjerash, do t’iu hapte perspektivën evropiane të dyja shteteve

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS SESIONI I RI PARLAMENTAR/ Në seancë edhe opozita. Ruçi: Mjaft me kapriço
Previous article PUBLIKON FOTO NUDO/ Alban Ramosaj "çmend" vajzat: Trendi i ri i Michelangelos...

k.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT