Ditën e sotme është paraqitur pranë gjykatës së krimeve të rënda në Londër Leyton, 18 vjeçari Ayoub Majdouline, i akuzuar për vrasjen e Jaden Moodie, 14 vjeç.
Sipas burimeve policore dhe dëshmitarëve okulist të pranishëm në momentin e ngjarjes, një makinë tip “Mercedes” është pare të ketë ndaluar në rrugën Bickley, ku i ka zënë prit Jaden i cili po ngiste motorin e tij.
Pesë të rinjë kanë zbritur nga makina dhe Ayoub Majdouline ka plagosur për vdekje 14 vjeçarin duke e gjuajtur 7 herë me thikë. Shkaku i vrasjes është ende i paditur për policinë. Këta të fundit kanë ofruar shpërblim për këdo që mund të ndihmoj me informacion për të zbardhur çështjen.
Detektivi, shefi i Inspektoriatit Chris Soole është shprehur se do të marrin dënimin përkatës të gjithë personat e lidhur me krimin e ndodhur.






