• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
8 VITE NGA 21 JANARI/ Sot homazhe në Bulevard, familjarët shpresë për drejtësi te SPAK dhe BKH
Home
Aktualitet
Drejtësi

8 VITE NGA 21 JANARI/ Sot homazhe në Bulevard, familjarët shpresë për drejtësi te SPAK dhe BKH

21 January, 2019 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Sot bëhen tetë vite nga vrasja e katër protestuesve të opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga Garda e Republikës. Grupi i zjarrit nën komandën e Ndrea Prendit, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, qëlloi protestuesit e thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, duke vrarë katër protestues të pafajshëm dhe plagosur gjashtë të tjerë. Nga protesta mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Sot, familjarët, të afërmit si dhe përfaqësues politikë nga e majta do të zhvillojnë homazhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në vendin ku Garda vrau protestuesit e opozitës.

Të afërmit e tyre vijojnë që të kërkojnë drejtësi, apel të cilin ata e përsërisin çdo vit duke pasur shpresë se drejtësia e re do bëjë drejtësi për katër të vrarët. Gjykata ka vlerësuarmë herët se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite. Ajo që nuk është përcaktuar ende është arma nga u qëllua Aleks Nika, sepse plumbi që kishte bërë rikoshet rezultoi mjaft i dëmtuar. Edhe pse kanë kaluar plot 8 vite, sërish drejtësia nuk ka bërë punën e saj duke lënë një plagë të thellë te familjet e viktimave.

Megjithatë, shpresa e familjarëve të Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt, është drejtësia e re me institucionet që priten të krijohensi SPAK dhe BKH, për të çuar përpara përpara përgjegjësisë ligjore urdhëruesit dhe ekzekutorët e katër protestuesve të pafajshëm të cilët u vranë në një kohë kur protesta po shpërndahej dhe ndodheshin disa metra larg perimetrit rrethues të Kryeministrisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "USHTRIA"/ Haradinaj zbulon pllakën e Ministrisë së Mbrojtjes
Previous article MARRËVESHJA ME SERBINË/ Thaçi i dorëzon sot Ekipit Negociator dokumentet e dialogut

F.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Vendi vijon të preket nga temperaturat e larta, reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe juglindje Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Vendi vijon të preket nga temperaturat e larta, reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe juglindje

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT