• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PSE PO SHFAQEN MASKAT? 123 grabitje për 20 ditë. Flasin ekspertët
Home
Sociale

PSE PO SHFAQEN MASKAT? 123 grabitje për 20 ditë. Flasin ekspertët

20 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Një biznesmen në Lushnje u zgjua në orën 5 mëngjesin e së dielës, pasi argjendaria që kishte poshte shtëpisë u grabit nga 4 persona. Ai dëgjoi alarmin dhe doli në ballkon ku pa disa persona me maska në kokë që sapo i kishin marrë rreth 100 milione lek flori dhe argjend.

“Maskat” i kishin thyer xhamin e qepenin mbrojtës dhe brenda 2 minutave arritën të marrin sendet me vlerë. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Lushnjes dhe Policia nuk arriti të arrestonte asnjë prej autorëve.

Pak orë më vonë 3 ushqimore dhe mini-markete u grabitën në Tepelenë. Dy persona të maskuar kanë arritur të marrin paketat me cigare me vlerë rreth 5 milionë leke si dhe disa sende të tjera me vlerë brenda mini-marketit. Ndërkohë në dy ushqimoret e tjera u morën paratë e xhiros ditore.

Pak ditë më parë maskat u futën në banesën e Elton Kelmendit në Shkozet të Durrësit. Ata vodhën 10 mijë euro si dhe për të qënë të sigurte për pak momente rrëmbyen edhe djalin e mitur të Elton Kelmendit.

MAPO u interesua në Policinë e Shtetit per keto ngjarje, ku rezulton se 20 ditët e para të 2019-së kanë ndodhur 123 grabitje të bizneseve dhe banesave. Një shifër alarmante që tregon se maskat janë rikthyer në vend dhe sot nuk kemi të arrestuar asnjë prej autorëve.

Të ndaluar nuk janë edhe 4 personat që u futën brenda qendrës tregtare City Park në 2 janar dhe grabitën një tjetër argjendari. Në këtë goditje u morën rreth 200 mijë euro flori dhe argjend.

Reagojnë ekspertët

Ish-drejtuesit e Policisë dhe ekspertët kriminalistike e shohin rikthimin e maskave në vend si një këmbanë alarmi që shteti duhet të reagojë menjëherë.

Ish-drejtuesi i policisë, Mithat Havari thotë se masakat kanë ridalë në skenë për shkak të paaftësisë së Policisë.

“Këto grabitje kanë ndodhur për shkak të fjetjes gjumë të drejtuesve të Policisë. Sot drejtuesit e Policisë duhet të jenë në krye të detyres dhe në terren, por kjo nuk ndodh. Kjo është dhe arsyeja pse maskat kanë ridalë sërisht në skenë, sepse Policia nuk po i godet. Situata është e rëndë, për të mos thënë duhet të themi këmbanë alarmi.

Ndërrimi i ministrave bën që drejtuesit e policisë të mos jenë të sigurte në postet e tyre. Rikthimi i ish drejtuesve të Policisë nuk ka asnjë vlerë, pasi janë njerëz që kanë humbur kontaktet me terrenin”, – shprehet për gazetën MAPO, Mithat Havari.

Ditët e fundit është kthyer në trend edhe grabitja e bankomateve të bankave private. Dy bankomate në Vorë dhe në Kamëz u thyen brenda pak ditësh dhe autorët përdorën të njëtën skemë, maskën në kokë për të mos u zbuluar.

Gazeta MAPO u interesua zyrtarisht edhe pranë Policisë së Shtetit për të marrë një reagim për situatën, por Uniformat Blu zgjodhën të mos japin një prononcim.

Çfarë grabitet?

Maskat kanë në fokus sendet me vlerë. Kryesisht vendosin të grabisin bizneset. Përveçse marrin paratë e xhiros ditore arrijne të vjedhin edhe sende me vlerë si kolite me cigare, apo çdo gjë tjetër që gjejnë në brendësi të biznesit.

Përveç bizneseve banesat private vijojnë të mbeten objektiv. Sipas të dhënave zyrtare të Policisë në 20 ditët e para të 2019-së janë grabitur më shumë se 55 shtëpi, kryesisht vila private por edhe apartamente.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIRANA I NDËRPREU KONTRATËN/ Ish-mbrojtësi bardheblu transferohet te kampionët e Kosovës
Previous article “LUFTËTAR” NË FUSHËN E LOJËS/ Mesfushori shqiptar kap limitin e 7 kartonave

F.autor

Postime të ngjashme

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen Aktualitet

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT