Prezantuesi i njohur, 43 vjeçar, Ant McPartlin thyen heshtjen mbi jetën e tij personale duke treguar rreth vështirësive që ka pasur në një intervistë “bombë “ në këtë fundjavë.
Është rikthyer në skenë të premten e kësaj jave dhe mori një mbështetje të madhe nga audienca
Të dielën pasdite, në ditën e tretë të audicioneve britanike Got Talent ,prezantuesi hoqi kuriozitetin e publikut në lidhje me arrestimin në makinën e tij , të dashurën e re ,si dhe problemet e vazhdueshme që ka pasur me alkolin.
Ai zbuloi se ai kishte qenë i diagnostikuar me ADHD, duke thënë : ‘Unë kurrë nuk e kam ditur këtë gjë’.
Pas një periudhe të “traumatizuar” dhe pas rrëzimit tronditës nga skena, Ant më pas hyri në rehabilitim duke u përpjekur për të rifituar kontrollin e jetës së tij dhe ylli popullor i skenës thotë se nuk pi pi alkool.
Rikujtojmë që në mars të vitit të kaluar prezantuesi u arrestua për ngasje të automjetit në gjendje të dehur. Atij I është ndaluar të drejtojë automjetin për një vit e 8 muaj ,por mund të rikthehet përsëri në timon nqs se bën një trajnim mbi ndërgjegjësimin e shoferave të alkolizuar.









