Një makinë e tipit “Porsche Cayenne” është përfshirë nga flakët këtë pasdite të diele në autostradë, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës në Durrës.
Makina ka qenë në ecje kur flakët kanë shpërthyer pranë motorit të automjetit luksoz. Me të parë zjarrin drejtuesi i automjetit ka ndaluar dhe ka dalë nga makina. Fatmirësisht ky i fundit nuk ka pësuar asnjë lëndim, ndërsa në vendngjarje kanë ardhur forcat e policisë për të zbuluar shkaqet.
Neës24 ka postuar dhe pamjet e makinës, të cilat mund t’i shihni më poshtë:





