• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MERR “ZEMËR” NË SKRAPAR/ Monika Kryemadhi: Në qershor do mbahen edhe zgjedhjet parlamentare
Home
Politikë

MERR “ZEMËR” NË SKRAPAR/ Monika Kryemadhi: Në qershor do mbahen edhe zgjedhjet parlamentare

20 January, 2019 F.autor Politikë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga Skrapari deklaroi se vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare, të cilat sipas saj ka gjasë që të mbahen në një ditë me ato lokale, të cilat janë dekretuar nga Presidenti Ilir Meta me 30 qershor.

Ajo bëri thirrje që të gjithë qytetarët të dalin në rrugë me synimin për të rrëzuar nga posti kryeministrin Rama, pasi siç tha ajo, mandatet që ka sot në parlament i ka siguruar përmes pazareve  të ndryshme.

“Një qeveri që rrit taksat  nuk meriton të qeverisë. Nuk do të janë zgjedhje lokale, por edhe zgjedhje të përgjithshme, sepse shqiptarët nuk do të pranojnë të qeverisen nga një qeveri e cila ka grabitur mandatet në parlament dhe i ka të blera.

Nga Brukseli dëgjojmë një rrufe në qiell të hapur, dëgjojmë se si komisioneri  Hahn shprehet se “Rama ka mbajtur peng reformat”.  Kemi përballë një sfidë : Të Rrëzojmë Edi Ramën. Kudo që shkel, dëgjoj se edhe socialistë të ndershëm që janë të mërzitur me Rilindjen. Kur nuk ka socialist të ndershëm që suporton këtë njeri, tani duhet thënë se kushtet janë pjekur. Do të dalim në rrugë dhe do ta rrëzojmë Edi Ramën ”, tha ajo.

Në fjalën e saj, e para e LSI-së u shpreh se ka ardhur koha që populli duhet t’i japë një mësim të qartë politikës shqiptare jo për rrotacion, por si një shenjë dhe kërkesë llogarie për premtimet që ata bëjnë, ose në të kundërt shtoi ajo, politikanët duhet të tërhiqen zvarrë nga posti i tyre.

“Duam t’i japim mësim politikës shqiptare që ai që jep premtime duhet ta mbajë ose në të kundërt meriton të tërhiqet zvarrë. Mos ndaloni duke kontaktuar vëllezërit, familjarët dhe miqtë tuaj.

Nuk është nevoja të bëjmë rrotacion politik, por duhet të organizohemi duke mos lejuar blerjen e varfërisë së familjeve shqiptare, sepse duke bërë këtë do të na blejnë edhe shpirtin. Ta bëjmë shqipërime si shtëpinë tonë, kjo do të thotë të veprosh duke rrëzuar këtë klikë oligarkësh”, shtoi Kryemadhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇORODITJA E OPOZITËS/ Basha: "Protesta dhe qeveri kalimtare". Kryemadhi: "Zgjedhje lokale dhe të përgjithshme"
Previous article REHABILITIMI I TROTUAREVE NË TIRANË/ Veliaj: Kemi nisur një investim të rëndësishëm për korsitë e dedikuara

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT