• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SPASTRIMET NË PD/ Nga besnikët tek “ARMIQTË” e Bashës, ja lista e të përjashtuarve
Home
Politikë

SPASTRIMET NË PD/ Nga besnikët tek “ARMIQTË” e Bashës, ja lista e të përjashtuarve

20 January, 2019 F.autor Politikë

Me zgjedhjen e kupolës së re drejtuese të Partisë Demokratike është identifikuar edhe lista e të përjashtuarve nga ekipi i Lulzim Bashës, i cili do të përballet me sfidën e zgjedhjeve lokale, ndërsa do të udhëheqë edhe aksionin e ri politik kundër qeverisë ‘Rama’. Shumica e përjashtimeve janë vullnet i Lulzim Bashës, një pjesë është ‘djegur’ për shkak të parashikimit të statutit për kuotën e grave dhe të tjerët kanë mbetur jashtë kupolës drejtuese sepse nuk kanë marrë mbështetje me votë nga Këshilli Kombëtar. Ervin Salianji, Aldo Bumçi, Roland Bejko, Gerti Bogdani dhe Luçiano Boçi morën mbështetje me votë nga Këshilli Kombëtar i PD për t’u bërë anëtarë të Kryesisë, por vendin e tyre zunë 5 gra për shkak se statuti i PD parashikon që 30 % e Kryesisë duhet të janë domosdoshmërisht femra.

Humbës, jashtë ekipit të Bashës

Nuk kanë marrë mbështetjen me votë nga Këshilli Kombëtar për t’u bërë anëtarë të Kryesisë së PD, duke mbetur kësisoj jashtë kupolës drejtuese, eksponentë të rëndësishëm të kësaj partie, por njëherësh edhe mbështetës të Lulzim Bashës. Konkretisht, nuk janë mbështetur mjaftueshëm nga Këshilli Kombëtar i PD Genc Pollo, Gent Strazimiri Agron Shehaj, Klevis Balliu, Valentina Duka, Xhemal Gjunkshi, Rudina Hajdari, Tritan Shehu etj. Përmes këtij votimi, Këshilli Kombëtar i ka dhënë një sinjal Lulzim Bashës edhe sa i takon kandidimit të tyre në listat për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Kundërshtarët e përjashtuar

Është përjashtuar përfundimisht e ashtuquajtura garda e vjetër e Partisë Demokratike që nga Jozefina Topalli, Eduard Selami, Arben Imami, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Myqerem Tafaj, Igli Cara etj. Gjithashtu, nuk janë kandiduar as për poste drejtuese dhe as për anëtarë të Kryesisë së PD edhe  një grup tjetër, i cili i kërkoi dorëheqjen Bashës pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, ku përfshihen Suzana Guxholli, Endira Bushati, Valbona Mezini, Edith Harxhi, Edvin Kulluri, Fabian Topollaj, Julian Deda, Gjergj Lezhja etj. Të dy grupet janë përjashtuar me vullnetin e Lulzim Bashës.

Asnjë post në PD, reagon Salianji

Deputeti Ervin Salianji nuk është kandiduar për asnjë post drejtues në Partinë Demokratike. I pyetur për këtë përjashtim, Salianji u shpreh se nuk janë funksionet ato që japin kontributin. “Nuk kanë rëndësi funksionet për të kontribuar. Por duhet thënë që shërbejnë për të rritur më shumë kontributin. Nuk u zhgënjeva edhe pse nuk e pashë emrin në asnjë post drejtues. Lajmi të mbetet vetëm tek protesta, gjithçka që flitet për njerëzit e pakënaqur nuk janë të vlefshme. Kryesia e PD-së do të merret me organizmin e protestës. Ekipi në një parti të modelit një anëtar, një votë është përgjegjësi e kryetarit të partisë. Nuk kanë rëndësi funksionet për të kontribuar! Sot lajmi nuk është ekipi, por protesta, protesta që nuk duhet të përfundojnë pa largimin e Ramës, është lajm i mirë që do të ketë një ekip që do të marrë përgjegjësi për çdo aksion të nisur dhe të përfunduar apo të nisur dhe të lënë në mes. Thashë dhe që përgjegjësi për aksionet e nisura e mban ekipi. Nuk ka rëndësi me top apo pa top, me intrigë, apo pa intrigë, unë luaj me zemër. Nuk kanë asnjë rëndësi funksionet drejtuese unë jam kandidat për kryesinë e PD dhe anëtar i PD-së. Kjo nuk ndikon unë do vazhdoj të punoj fuqishëm, por tani nuk ka rëndësi kjo vëmendja duhet të përqendrohet te protesta”, tha Salianji.

Mbetën jashtë ekipit të Bashës

Ervin Salianji

Aldo Bumçi

Roland Bejko

Gerti Bogdani

Luçiano Boçi

Humbës, jashtë ekipit të Bashës

Genc Pollo

Gent Strazimiri

Agron Shehaj

Fatbardh Kadilli

Klevis Balliu

Valentina Duka

Xhemal Gjunkshi

Rudina Hajdari

Tritan Shehu

Të përjashtuar, i kërkuan dorëheqjen Bashës

Keltis Kruja

Suzana Guxholli

Endira Bushati

Valbona Mezini

Edith Harxhi,

Edvin Kulluri

Fabian Topollaj

Julian Deda

Gjergj Lezhja

Besnik Mustafaj

Sherefedin Shehu

Kozma Dashi

Ferdinand Shehu

Roland Keta

Dashnor Sula

Shaban Memia

Bedri Mihaj

Vasillaq Ngresi

Ndue Paluca

Ilir Krosi

Garda e vjetër e përjashtuar

Jozefina Topalli

Eduard Selami

Arben Imami

Ridvan Bode

Astrit Patozi

Majlinda Bregu

Genc Ruli

Myqerem Tafaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "CMENDET RRJETI"/ Ja fotot e jetës së fëmijëve të pasur të Dubait
Previous article HABIT FOSHNJA 19 MUAJSH/ Arrin ti mbijetojë 25 goditjeve në zemër brenda një dite të vetme

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT