• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RRITET NUMRI I BIZNESEVE ME TVSH/ Tatimet: U regjistruan 13,509
Home
Ekonomi

RRITET NUMRI I BIZNESEVE ME TVSH/ Tatimet: U regjistruan 13,509

20 January, 2019 F.autor Ekonomi

Rritet numri i bizneseve të vogla, që po regjistrohen në skemën e TVSH-së. Nga 10,500 biznese që u identifikuan në fillim të zbatimit të ndryshimeve fiskale për uljen e fashës së xhiros së biznesit që përfshihet në skemë, aktualisht 13,500 biznese dorëzuan deklaratën në Tatimore.

 

Shifrat u bënë dje publike nga Administrata Tatimore, ku, sipas tyre, kjo shifër përbën 95 për qind të totalit të deklaratave të nxjerra nga sistemi. “Rreth 13,509 subjekte që i përkasin fashës 2 deri në 5 milionë lekë dorëzuan pranë Administratës Tatimore, brenda afatit ligjor dhe pa asnjë penalitet, deklaratën e thjeshtuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Kjo shifër përbën rreth 95 të totalit të deklaratave të gjeneruara nga sistemi për tatimpaguesit e vegjël, të cilët kishin detyrimin për të deklaruar dhe paguar TVSHnë për muajin dhjetor.

Administrata Tatimore, në mënyrë të vazhdueshme, ka ofruar asistencë për subjektet e biznesit të vogël për plotësimin e librave të shitjes dhe blerjes, si dhe plotësimin e deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve inkurajon tatimpaguesit për përmbushjen me korrektësi të detyrimeve tatimore”, thuhet në njoftimin e Tatimeve.

Më herët, Administrata Tatimore deklaroi se të gjitha rastet kur bizneset kanë deklaruar një xhiro më të vogël, do të trajtohen nëpërmjet sektorit të Kontrollit në çdo Drejtori Rajonale Tatimore, nëpërmjet thirrjeve në zyrë, vizitave në terren, vizitave fiskale në raste të veçanta, si dhe nëpërmjet çdo rruge tjetër komunikimi që do t’i shërbente përmirësimit të raportimit të qarkullimit me pajisje fiskale.

Tatimet kanë bërë thirrje që bizneset do të duhet që të vetëkorrigjojnë raportimet, duke reflektuar aktivitetin real që ushtrojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FUT E BJER" NË TIRANË/ Djemtë RRIHEN me GRUSHTA në rrugë se kush duhet të... (VIDEO)
Previous article PËRDORIMI I CELULARIT/ Ja arsyet pse është e dëmshme ta përdorësh në mëngjes

F.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj Ekonomi

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT