Një prej zërave kritikë në Partinë Demokratike, Edit’h Harxhi ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook” për zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD-së dhe sekretariatin e ri ku nuk u zgjodh asnjë femër në drejtim.
Sipas Harxhit PD është kthyer në një parti maskiliste.
Statusi i plotë:
“Ajo PD që solli demokracine në Shqipëri është kthyer në Parti maskiliste. Asnjë grua të zonjen nuk kish në PD për nënkryetare apo sekretare, te mos asim më pas për përzgjedhjen e Sekretareve që s”kanë as kartë anetaresie. E ku e gremisi ky kryetar këtë Parti dhe opozitën!”, shkruan Harxhi.


