• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“POLITIKA E ZGJERIMIT TË NATO-S SI NJË MBETJE E…”/ Putin kritikon SHBA-n dhe Perëndimin për destabilizimin e Ballkanit
Home
Nderkombetare

“POLITIKA E ZGJERIMIT TË NATO-S SI NJË MBETJE E…”/ Putin kritikon SHBA-n dhe Perëndimin për destabilizimin e Ballkanit

16 January, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për destabilizimin e Ballkanit duke “pohuar rolin e tyre dominues” në rajon.

Presidenti rus kritikoi atë që ai e përshkroi si përpjekje të qëllimshme për të rritur ndikimin perëndimor në një pjesë të botës, për të cilën Moska ka kohë që synon përfshirjen në orbitën e vet si në rastin e Maqedonisë.

“Politika e Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të tjera perëndimore në Ballkan, të cilët kërkojnë të mbrojnë dominimin e tyre në rajon, ka qenë një faktor serioz destabilizues“, tha ai për gazetën serbe, Večernje novosti nga Kremlini.

“Kjo do të rrisë më tej mosbesimin dhe tensionet në Evropë, në vend që të përmirësojë stabilitetin”, shtoi.

Komentet e kreut rus, vijnë përpara një vizite në Beograd, aleati më i vendosur i Moskës në rajon. Ai shprehu keqardhje për politikën “shkatërruese” të zgjerimit të NATO-s në gadishullin Ballkanik të paqëndrueshëm historikisht.

“Ne gjithashtu kemi thënë në mënyrë të përsëritur se kemi parë politikën e zgjerimit të NATO-s si një mbetje të Luftës së Ftohtë dhe një strategji të gabuar dhe destruktive ushtarake dhe politike,” tha ai për gazetat.

Javën e kaluar, deputetët maqedonas miratuan një marrëveshje historike me Greqinë për çështjen e emrit, çka do t’i hapë dyert për anëtarësimin e këtij shteti në NATO.

Marrëveshja për ndryshimin e emrit, e arritur pas pothuajse 30 vitesh mosmarrëveshjeje me Greqinë, pritet të ratifikohet nga ligjvënësit në Athinë brenda disa ditëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOLLA E SHERRIT ËSHTË.../ Reali sulmohet nga njeriu që bleu CR7: Gabimi nuk ishte shitja, por...
Previous article KRYEMADHIT I "MBAROJNË" ZGJIDHJET DHE...PROTESTAT/ "Do keni lajme pafund...."

k.autor

Postime të ngjashme

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë Botë

"ELITA E RE" E PUTIN PO MERR PUSHTETIN/ Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën Botë

TRUPAT AMERIKANE TËRHIQEN NGA IRAKU/ Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit Botë

INCIDENTI NË FLUTURIMIN DUBAI-TEL AVIV/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT