Dy shqiptare jane ndaluar nga policia gjermane në aeroport ne Berlin, pasi nuk kishin leje për në Gjermani, shkruajnë mediat gjermane.
Bashke me dy shqiptaret jane ndaluar një turk dhe një iranian, që kishin ardhura nga Athina, përcjell albinfo.ch.
Ata nuk kishin dokumentet në rregull dhe për këtë janë ndaluar. Nderkohe qe eshte mesuar se turku dhe iraniani kanë kërkuar azil.
Për shqiptarët dyshohet se janë punësuar në mënyrë të paligjshme dhe më pas kanë hyrë ilegalisht, nderkohe qe nuk kishin leje as për qëndrim në Gjermani. Dy shqiptarëve iu dha një afat kohor përpara se ata të largoheshin.


