• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FUNDI I “ESKOBARIT TË BALLKANIT”/ Dërgesa e fundit e Balilit drejt Greqisë, detaje nga provat kundër…
Home
Breaking News

FUNDI I “ESKOBARIT TË BALLKANIT”/ Dërgesa e fundit e Balilit drejt Greqisë, detaje nga provat kundër…

16 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Klement Balili u dorëzua dje në mëngjes në polici pas mbi dy vitesh në arrati (lexo ketu). Pas prangosjes, ai është sjellë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa deri tani nuk ka pasur asnjë takim me prokurorin e çështjes Ened Nakuçi. Pritet që në ditët në vijim Balili të merret në pyetje nga prokurorët e çështjes. Po ashtu të dalë para gjykatës së Krimeve të Rënda, ku do të njihet me masës e sigurisë “arrest me burg”.

Balili akuzohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda për katër akuza. Balili do përballet në gjykatë me akuzën e Trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e Grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal”, “Refuzim për deklarimin e pasurisë” pranë ILDKPI dhe “Pastrim i Produkteve të Veprës penale”. Në nëntor 2017 pranë Gjykatës për Krimet e Rënda në Tiranë prokuroria, çoi vendosjen e sekuestros për një numër të madh pronash të anëtarëve të ndryshëm të familjes Balili, gjithsej 39 objekte, ku përfshihen toka, apartamente si dhe hoteli “Santa Quaranta” në Sarandë, i cili u inaugurua në prani të disa zyrtarëve të lartë të maxhorancës qeverisëse në gusht 2015.

Operacioni i fundit i Balilit
“Në fund të prillit të vitit 2016, Klemend Balili organizoi transportin nëpërmjet detit nga Shqipëria drejt Greqisë të një sasie të madhe kanabisi të papërpunuar (678,500 gramë) në marrëveshje të plotë me koordinatorin e transportit Georgio Alifandi, asistuar nga Ksenofonda Anagnostopulo, të ngarkuar edhe në llogari të anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale me gjetjen e kamionëve për transportimin e sasisë së narkotikëve, magazinimin e përkohshëm të saj në shtetin grek dhe transportimin e mëtejshëm të saj drejt vendeve të Evropës perëndimore përmes Greqisë”-thuhet në dokumentin e referimit të veprës penale. Droga mësohet se është nisur nga bregdeti shqiptar pranë Sarandës për në bregdetin grek duke kaluar nga ana perëndimore e ishullit të Korfuzit, ku është fshehur në një zonë të pabanuar në brigjet e Greqisë së veriut.

Dy peshkatarët shqiptarë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj, të dy nga Saranda, respektivisht 59 vjeç dhe 22 vjeç, sipas policisë greke nën urdhrat e Balilit, u nisën me një skaf me emrin “Vasiliki”, më 6 maj 2016 dhe e dërguan sasinë prej 678 kilogramësh marijuanë nga brigjet shqiptare për në Greqi. Të dy peshkatarët transportues mbërritën në ishullin Zakynthos në orët e para të mëngjesit të 8 majit 2016. Atje ata duhej të dorëzonin drogën te tre anëtarë grekë të organizatës kriminale, të cilët udhëhiqeshin nga Gjeorgjio Alifandia. Pasi dorëzuan drogën, ata vijuan rrugën me skaf në drejtim të Partës, por u arrestuan nga policia greke atë ditë. Brigjet e Sarandës gjenden mbi 150 kilometra larg ishullit Zakynthos.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ATA NUK KISHIN..."/ Dy shqiptarë ndalohen ne aeroport. Policia zbuloi se…
Previous article TRAGJIKE/ Futbollisti goditet nga rrufeja gjatë minutës së 90’ të ndeshjes. Ja çfarë i ndodhi (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari Aktualitet

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT