• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS DORËHEQJES NGA QEVERIA/ Kamenos i prerë: Do të bllokojmë Marrëveshjen e Prespës
Home
Rajon

PAS DORËHEQJES NGA QEVERIA/ Kamenos i prerë: Do të bllokojmë Marrëveshjen e Prespës

15 January, 2019 k.autor Rajon

Me të gjitha mundësitë që i jep Kushtetuta do të luftoj që qeveria të mos e marrë besimin, sepse kjo ka të bëj me Marrëveshjen e Prespës dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi, brenda dhe jashtë Parlamentit për ta bllokuar ratifikimin e Marrëveshjes, tha lideri i Grekëve të pavarur, Panos Kamenos në një intervistë për televizionin grek “Star”.

“Kjo qeveri kërkon votim të besimit për Marrëveshjen e Prespës, sipas kësaj kjo qeveri nuk ka besim nga ne. Dhashtë Zoti që Cipras të ndryshojë mendjen, jam munduar shumë rreth kësaj”, sqaroi Kamenos, i cili tha se ata do të bëjnë gjithçka edhe për ta bllokuar Marrëveshjen e Prespës, ndërsa të dielën do të marrin pjesë në protestën e caktuar në Athinë.

Panos Kamenos bën thirrje deri tek kryetari i Demokracisë së Re, për ta pranuar kushtin e tij “të mos ekzistojë asnjë zgjidhje me termin Maqedoni, të mos shitet emri Maqedoni dhe të mos negociohet për marrëveshjen si ajo e Prespës me termin Maqedoni” dhe në këtë rast, Kamenos së bashku me Micotakis do të nënshkruajë iniciativë për votimin e besimit të qeverisë “që të rrëzohet kjo qeveri dhe qeveria e ardhshme ta shpëtojë emrin Maqedoni”.

“Ne themi asnjë përdorim të termit Maqedoni dhe këtë e thotë edhe shumica e popullit grek. Mund tani ta bllokojmë. Që sonte, Kirijakos Micotakis, si lider i Demokracisë së Re le të marrë përgjegjësi dhe unë i premtoj se nesër në mëngjes në Parlament do ta nënshkruajë iniciativë për votimin e mosbesimit”, porositi Kamenos, duke e hedhur topin dhe duke drejtuar akuzua deri tek Demokracia e Re opozitare.

Kamenos i quajti tradhtarë dy deputetët e Grekëve të Pavarur të cilët mbetën në pozitat e tyre ministrore dhe vendosën ta mbështesin qeverinë.

Lideri i Grekëve të Pavarur tha se me Ciprasin, si partnerë të koalicionit, nuk kanë pasur kurrfarë mosmnarrëveshje, derisa nuk ka ardhur tek çështja me emrin, raporton Alsat.

“Dy herë në këtë rast, nuk e ka mbajtur fjalën. Herën e parë ishte lidhur me fillimin e bisedës për të filluar dialogu me Shkupin për të parë nëse do të ketë ndonjë zgjidhje ku janë obliguar edhe Koxias edhe kryeministri se do të jetë pas zgjedhjeve, se populli grek do të sjell vendim. Hera e dytë ishte kur tha se sërish do të bisedojmë për këtë në muajin mars. Por, nga mesi i dhjetorit unë e kuptova se është përgatitur të vijë marrëveshja”, tha Kamenos në intervistën për TV Star.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "P***I IM PRIVAT,I JOTI JO"/ Oriola Marashi bën deklaratën befasuese në foton me këmbët e hapura
Previous article "VOTIMI I MINISTRAVE TË RINJ"/ Rama thërret nesër seancë të jashtëzakonshme parlamentare

k.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT