• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“QENDRA SHËNDETËSORE”/ Manastirliu në fshatrat e Shkodrës: Këtë vit do të investojmë në 100 të reja
Home
Sociale

“QENDRA SHËNDETËSORE”/ Manastirliu në fshatrat e Shkodrës: Këtë vit do të investojmë në 100 të reja

15 January, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizitoi qendrën shëndetësore Bërdicë e Madhe dhe ambulancën Rranxë të Bushatit, të cilat i shërbejnë rreth 6600 banorëve të këtyre zonave. Ndërkohë që në këtë qark katër qendra shëndetësore kanë përfunduar rikonstruksionin e plotë si pjesë e programit të 80 qendrave shëndetësore dhe ambulancave të rehabilituara me fondet e buxhetit të shtetit.

“Kemi krijuar një standard të ri shërbimi me përmirësimin e infrastrukturës në kujdesin shëndetësor parësor, një standard unik, siç është në këtë qendër shëndetësore në Bërdicë të Shkodrës, ashtu është në 80 qendrat e rehabilituara deri tani, pjesa e parë e programit tonë të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Vijojmë këtë vit me rehabilitimin dhe pajisjen e 100 qendrave të reja në të gjithë vendin”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha nga Bërdica se është siguruar furnizimi i plotë me barna dhe materiale mjekësore për qendrat dimërore që bllokohen nga dëbora.

“92 qendra shëndetësore dimërore janë pajisur me të gjitha barnat e urgjencës për të gjithë sezonin e dimrit. Qendrat shëndetësore, spitalet por mbi të gjitha ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri dhe jam këtu për të siguruar qytetarët që jemi në terren për të garantuar akses në shërbime shëndetësore edhe në këto ditë të motit të vështirë”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u ndal dhe në ambulancën Rranxë në Bushat, ku pa nga afër rikonstruksionin e kësaj ambulance, një investim i munguar prej dy dekadash në zonën e Vaut të Dejës. Ministrja inspektoi gjithashtu punimet në një qendër që po ndërtohet rishtazi në këtë zonë, në kuadër të projektit “Fuqizimi i kujdesit parësor”, financuar nga Programi Italo-Shqiptar IADSA, e cila do të garantojë një standard të ri shërbimi 24/7 për 13 mijë banorët e Bashkisë Vau Dejës.

Në qarkun e Shkodrës janë rikonstruktuar dhe pajisur sipas standardeve 4 qendra shëndetësore dhe ambulance, përkatësisht qendra shëndetësore Bërdicë, qendra shëndetësore Velipojë, ambulance Rranxë dhe qendra shëndetësore Stërbeq në Malësinë e Madhe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MALLKIMI I "LAGJES" PAVARËSIA/ Atentati në Vlorë, shënjestër MIKU i vëllezërve LLANAJ, dy autorët…
Previous article E NJIHNI KËTË VOGËLUSH SIMPATIK? Sot është një ndër këngëtarët më të njohur shqiptarë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari Aktualitet

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT