• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MALLKIMI I “LAGJES” PAVARËSIA/ Atentati në Vlorë, shënjestër MIKU i vëllezërve LLANAJ, dy autorët…
Home
Breaking News

MALLKIMI I “LAGJES” PAVARËSIA/ Atentati në Vlorë, shënjestër MIKU i vëllezërve LLANAJ, dy autorët…

15 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje te reja nga atentati mafioz që ndodhi mbreme ne qytetin e Vlorës, ku mbeti i plagosur rëndë 41-vjeçari Mikel Mehmeti. Ai po udhëtonte me makinën e tij tip “Audi” kur u qëllua nga tjetër makinë në ecje në rrugën “Gjergj Araniti”.

93f1dfcb-9205-490a-ae5e-110464f9b1bb

Nga breshëria e kallashnikovit, Mehmeti mori dy plumba ndërsa i plagosur dyshohet se ka mbetur dhe një tjetër person që ndodhej në makinë bashkë me 41-vjeçarin. Por, Policia nuk ka asnjë informacion për të plagosurin e dytë pas largimit nga vendi i ngjarjes, pasi ka marrë plagë të lehta.

c09377cd-c3c1-44be-9fac-4cda5c51a80a

Mehmeti u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka marrë plumb në kraharor dhe bark. Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të një lokali që ndodhet pranë vendin ku ndodhi atentati dhe pritet që nga analizimi i tyre të arrihet në gjurmët e dy autorëve.

a35210f9-f48e-4b03-bcd7-21dd95e32a25makina e djegur

 ATENTATI

Ngjarja ka tronditur qytetin e Vlorës, pasi ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar dhe në një orë ku lëvizjet ishin të shumta. Mësohet se atentatorët i kanë prerë rrugën makinës “Audi A3” me targa AA 653 VC ku udhëtonin dy shtetas, duke hapur zjarr.

Nga atentati mbeti i plagosur Mikel Mehmeti, që dyshohet se ka qenë dhe shënjestër e atentatit. Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e plumbave.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur shtatë gëzhoja arme, ku mendohet se është qëlluar me breshëri me armë automatike tip kallshnikov. “Rreth orës 17:40, në lagjen ‘Pavarësia’ dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti e për pasojë ka mbetur i plagosur një 41- vjeçar. Ai po merr ndihme mjekësore në spital. Në afërsi të stacionit të trenit, Policia ka gjetur duke u djegur një automjet, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët për fshehjen dhe largimin e tyre.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve”, bëhet e ditur nga Policia. Autorët pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes i kanë vënë flakën automjetit që përdorën.

Makina tip “Mitsubishi” u gjet e përfshirë nga flakët në afërsi të stacionit të trenit, vetëm 20 minuta pas ngjarjes së ndodhur në rrugën “Gjergj Araniti”, ose e njohur ndryshe si rruga e “Çipajve”, është gjetur i djegur një automjet “Mitsubishi”.

Pavarësisht krehjes së zonës nga forcat e shumta të Policisë, nuk u arrit të binin në gjurmët e autorëve. Autorët dyshohet se kanë braktisur automjetin, të cilit më pas i kanë vënë flakën në një zonë që nuk ka ndriçim si dhe mungojnë kamerat e sigurisë, në një rrugë të paasfaltuar dhe qorre. Nga verifikimet e para të Policisë, automjeti rezulton i vjedhur. Grupi hetimor shkoi në vendin ku u gjet automjeti për të hetuar nëse mund të gjendet ndonjë gjurmë e mundshme dhe për të konfirmuar se kujt i përket automjeti i djegur.

HETIMI

41-vjeçari Mikel Mehmeti cilësohet si person i afërt me grupin e vëllezërve Llanaj nga Selenica, të njohur për “masakrën e Çoles”. Por, vetë Mehmeti nuk është person i përfshirë në këtë ngjarje të ndodhur në qytetin bregdetar, ku mbetën të vrarë tre persona. Ndërkohë, sipas Policisë, Mikel Mehmeti nuk rezulton person me precedent penal brenda vendit. Por, nuk përjashtohet pista që 41-vjeçari të jetë përfshirë në aktivitet kriminal jashtë Shqipërisë, nga ku mund t’i kenë lindur konflikte me persona të tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAZAKONTË/ Babai ushqen foshnjen me salcë pikante
Previous article "QENDRA SHËNDETËSORE"/ Manastirliu në fshatrat e Shkodrës: Këtë vit do të investojmë në 100 të reja

F.autor

Postime të ngjashme

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari Aktualitet

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT