Gjykata e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin e padisë për “shpifje” të kreut të grupit të PS, Taulant Balla, kundër liderit democrat, Lulzim Basha.
Në konkluzonet përfundimtare, avokatët e Ballës kërkuan deklarimin fajtor të kryetarit të PD dhe dënimin e tij për “shpifje”.
Avokatët e Bashës pretenduan se në deklaratat e tij nuk ka elemente të veprës penale. Ata kërkuan përfundimisht pafajësinë e Bashës ose pushim të cështjes.
Përfaqesuesi i prokurorisë në gjyq tha se nuk ka elementë të veprës penale dhe kërkoi përfundimisht pushimin e padisë.
Gjykata ka shtyrë vendimin për në 21 janar.


