• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Për festa, më mirë të hash me sy. Ju tregojmë disa këshilla që të mos shëndosheni
Home
Shëndet

Për festa, më mirë të hash me sy. Ju tregojmë disa këshilla që të mos shëndosheni

9 December, 2017 k.autor Shëndet

Mënyra më e mirë për të mos shtuar kile gjatë periudhës së festave? E thjeshtë. Mendohu përpara se të sulesh me pjatë në dorë në tavolinën që ka një orë që ta bën me sy. E dimë që është e vështirë të përmbahesh, por… prit po ta shpjegojmë më mirë.

Është gjithmonë e njëjta histori. Në ditët e para të janarit e gjejmë veten duke bërë llogaritë me peshoren. Po nga vijnë gjithë këto kile të tepërta? Deri para një jave as që ishin fare. Mos ka diçka që nuk shkon me peshoren?

Apo ndoshta e ke tepruar pak me ushqimin në periudhën e festave? Le të mbetemi tek hipoteza a dytë dhe imagjinojmë se me pak ndershmëri të gjithë mund ta gjejnë se kush e ka fajin.

Po sikur ta kishim menduar më parë? Po sikur gjatë javës më të babëzitur të vitit të mos i kishim lënë të lira instinktet tona bazë? (instinktet ushqyese e kemi fjalën).

Dikush do thoshte që nëse do kishim vepruar kështu, nuk do ishim zbavitur aq shumë. E gabuar. Sepse me paaaaak fare dhimbje mund të limitohen dëmet që të shkaktojnë ditët e festave. E në të njëjtën kohë mundesh sërish të zbavitesh e të shijosh specialitetet e kuzhinës së festave dhe të mos i shikosh me frikë pantallonat që po pëlcasin. Ja se si

1) Kujdes me porcionet

Ha atë që të pëlqen, në fund të fundit është një periudhë veçanërisht e pasur me ushqime të shijshme, por mos e ekzagjero me porcionet. Madje përpiqu që të marrësh pak nga të gjitha sa ofron tavolina, por në sasi të limituara.

2) Mos lër ëmbëlsira vërdallë

Mos lër asgjë para syve, sidomos ato ëmbëlsirat e vogla e të shijshme që hahen me një kafshatë e të shijojnë aq shumë saaaa. Ok e tepruam. Na duket se po ju shtyjmë më keq në mëkat. Kështu pra, mos lini ëmbëlsira vërdallë.

3) Mëso të thuash jo

Ki gjithmonë një arsye të besueshme për këdo që nuk kënaqej me një “jo” të thjeshtë por kërkon të dijë përse-në. Sepse… sepse jam alergjike nga tartat me salmon të zhytur në majonezë. E thamë sa për t’ju dhënë një shembull e jo që t’ju shkojë goja lëng.

4) Shko në festë me diçka në stomak

Një mollë ose një frut çfarëdo, diçka që të të japë disi një ndjenjë të lehtë ngopjeje që të ndihmon që të kontrollosh porcionet dhe t’u shpëtosh tundimeve.

5) Mos e ekzagjero me alkoolin

Jo (vetëm) sepse edhe alkooli të shëndosh, por sepse i bën më të forta tundimet e gojës. Një mente të ndihmon të rezistosh. Nëse e ekzagjeron me pijen, rri e qetë. Thjesht do të shkosh në shtrat me barkun shumë më të fryrë nga sa e kishe programuar. Këtë do?

6) Seleksiono

Ose të paktën përpiqu që të lësh mënjanë ushqimet e rënda kur përgatit menunë e festës.

7) Lëviz edhe gjatë festave

Përpiqu që edhe gjatë ditëve kur je pushime të jesh në lëvizje. Dil nga shtëpia, shko të bësh një shëtitje, shko tako një mikeshë… me pak fjalë mos rri në shtëpi me pizhame e pandofla duke numëruar minutat që të ndajnë nga vakti tjetër.

8) Mos e ekzagjero

Me vetëkontrollin e kemi fjalën. Gjithsesi (këtu po tregohemi vërtet dorëlëshuar) kjo është dhe ngelet një periudhë festash dhe argëtimesh. Ne thjesht po përpiqemi që të shmangim dëmet e rënda, por jo t’u këshillojnë që të filloni një dietë dobësuese. Pikërisht në këtë periudhë? Nuk do t’ia vlente.

9) Pak palestër

Dhuroji vetes (ose sugjeroi dikujt që të të dhurojë) një abonim në palestër. Është mënyra më e mirë për të vënë theksin tek festat dhe për të filluar seriozisht, pasi kjo periudhë të kalojë, që të mbahesh në formë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 3 mijë oficerë për ta arrestuar mbretin e drogës, por ai qeshte me lot
Previous article Kur temperaturat janë në minus, shikoni fotot e Xhesika Berberit

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT