Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Tiranë, ku dhëndri qëlloi për vdekje vjehrrin dhe vjehrrën dhe më pas qëlloi edhe veten.
Sipas të dhënave të para thuhet se dhëndri kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit dhe të vjehrrës për të sqaruar një konflikt, por situata më pas precipitoi në konflikt me armë.
Viktima të kësaj ngjarje të rëndë mbetën Bujar Mata, 63 vjeç, Valentina Mata, 52, dhe dhëndri Majlind Lala, ndërsa ky i fundit mësohet se prej një viti bashkëjetonte me vajzën e çiftit, por nuk kishte një martesë ligjore. Në momentin e krimit vajza e çiftit të vrarë buki ishte në shtëpinë e prindërve.
Edhe për vetë policinë ka qenë i vështirë mbi rrethanat. Fqinjët kanë dëgjuar vetëm zhurmat. Nevila sipas tyre ka kohë që bashkëjetonte, por nuk dinin nëse ka patur konflikte me tyre.
Ajo ende nuk është marrë në mbrojtje. Momentalisht nuk është shoqëruar. Çifti bashkëjetonte. Ata nuk kanë një martesë ligjore dhe nuk kanë bërë celebrim, nga të afërmit. Më pak se një vit kanë kohë që bashkëjetojnë. Nevila nuk ka qenë në shtëpi”.


