Një skenë si në filma ndodhi mbremjen e djeshme ku një biznesmen në Durrës i lidhën familjen, e grabitën e me pas i rrëmbyen djalin.
Ndonëse e pazakontë ky nuk është rasti i parë që rrëmbime të tilla ndodhin, e që prekin biznesmenë të fushave të ndryshme.
Kujtojmë këtu rastin e Bulqizës, ku pronari I një lokali dasmash pasi I grabitën banesën I lidhën edhe familjarët, veprim ky I cili përafrohet me ngjarjen e djeshme të Durrësit.
Çfarë ndodhi dje në Durrës:
Ditën e djeshme, biznesmeni Elton Kelmendi, u lidh bashkë me gruan e tij, ndërkohë që për disa minuta 3 autorët e grabitjes, të veshur me uniformat e Shqiponjave, i morën peng djali dhe e kërcënuan që të tregonte për vendin se ku ishin fshehur paratë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ndërsa personat e maskuar kishin vënë nën gjurmim biznesmenin Elton Kelmendi gjatë kohës që kishte dalë për kafe me djalin.
AlpeNews.al ishte e para që mësoi se biznesmeni është personi mëposhtë:
Grabitet banesa e biznesmenit në Bulqizë, dhunohen dhe mbahen lidhur familjarët
Banesa e një biznesmeni në Bulqizë është vjedhur nga 3 persona.
Bëhej fjalë për banesën e shtetasit Ahmet Mira, i cili ka një lokal dasmash në zonën e Bulqizës.
Sipas dëshmisë ‘’Personat që kanë hyrë në banesë pasi i kanë lidhur, i kanë rrahur brutalisht nënën e vjetër, nusen e shtëpisë, të zotin madje nuk kanë kursyer as fëmijët (gocën dhe djalin), duke u bërë terror. I kanë marrë dhe furgonin dhe ja kanë hedhur në përrua”.
Grabitet nga dy vëllezër, biznesmeni në Durrës. I kishte para borxh
Një sipërmarrës është rrëmbyer ditën e djeshme në Durrës, nga dy vëllezër ndaj të cilëve biznesmeni u kishte marrë para borxh dhe nuk ua kishte kthyer.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit, ku 33-vjeçari me iniciale K.P nga Durrësi është marrë forcërisht nga dy vëllezërit J.N. dhe Xh.N.
Biznesmeni kishte blerë një apartament tek dy vëllezërit, por kishte edhe 13 mijë euro për t’ju dhënë, të cilat ai i ka vonuar në kohë.
Kjo ka bërë që ata të shkonin deri në rrëmbimin e tij, duke e dhunuar edhe fizikisht.
Grabitet shtëpia e një biznesmeni në Korçë
Banesa e një biznesmeni në Korçë është grabitur ku persona kanë hyrë në banesën e biznesmenit N.Koço dhe kanë marrë sende me vlerë.
Ne momentin e grabitjes, në banesën që ndodhet në lagjen 4 të qytetit nuk ka pasur njeri. Nga kjo, duket se kanë përfituar dhe keqbërësit duke kryer goditjen.
Grabitet biznesmeni në Gjirokastër
Dy persona të maskuar kanë grabitur punonjësit e një lokali në Gjirokastër. Ngjarja u kallëzua nga Adriatik B. dhe Alma M., të cilët punojnë në lokalin që u grabit.
dy persona të maskuar u shfaqën pas tyre në momentin që po mbyllnin lokalin.
Sapo hipën në makinë, autorët goditën me mjete të forta 53-vjeçarin Adriatik B., duke i marrë 580 mijë Lekë të vjetra dhe dy celularë ‘iPhone 5S’ dhe ‘Samsung’.
Përgatiti: AlpeNews.al







