• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Tifozët e Realit zgjedhin më të mirin në histori të klubit me anë të një sondazhi: Di Stefano lë shumë mbrapa Ronaldon (Foto)
Home
Futboll

Tifozët e Realit zgjedhin më të mirin në histori të klubit me anë të një sondazhi: Di Stefano lë shumë mbrapa Ronaldon (Foto)

9 December, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka humbur betejën ndaj legjendës Alfredo Di Stefano, i cili është votuar si më i miri i historisë së Real Madridit nga tifozët e skuadrës spanjolle në një sondazh të hapur.

Gjatë të enjtes mbrëma, Ronaldo fitoi çmimin më të madh individual, Topin e Artë për herë të pestë në karrierë, duke barazuar rekordin e rivalit të tij të urryer, Lionel Messit.

Pas fitimit të këtij cmimi të madh individual, ylli portugez si duke mori zemër dhe u deklarua pa modesti se është më i miri në histori të futbollit.

Megjithatë, kështu nuk mendojnë edhe tifozët e vet skuadrës së tij, Real Madridit, pasi nuk e kanë votuar si më të mirin e historisë së klubit Mbretëror.

Gazeta e njohur spanjolle AS ka hapur një sondazh për tifozët e klubit mbretëror se kush është më i miri i historisë, Ronaldo apo Di Stefano.

Zgjedhje ishte e vështirë pasi të dy lojtarët kanë një rekord për t’u pasur zili dhe një numër marramendës të golave të shënuar.

Di Stefano luajti në 396 ndeshje zyrtare për Realin, ku shënoi 307 gola, duke e ndihmuar klubin të fitonte pesë Liga të Kampionëve, tetë La Liga, një Kupë, një Kupë Interkontinentale dhe një Kupa Latine dhe në nivel individual u zgjodh tri herë lojtari më i mirë në botë dhe pesë trofe për golashënuesin më të mirë të Ligës.

Cristiano, nga ana tjetër, ka luajtur 412 ndeshje dhe ka shënuar 418 gola, duke fituar tre trofe Pichichi. Gjatë karrierës së tij, portugezi ndihmoi Realit të fitojë tre trofe të Ligës së Kampionëve dy La Liga, dy Kupa, dy Superkopa të Spanjës, tre të Evropës dhe dy Kupa të Botës për Klube.

Zgjedhja ishte shumë e vështirë, por tifozët, përmes një sondazhi të botuar nga AS.com, nuk kishin asnjë dyshim: 61.62 për qind e përdoruesve të internetit vendosën të votonin për Di Stefanon, ndërsa vetëm 38.38 për qind e votave të përgjithshme prej 20.494 votuesve shkuan për Cristiano Ronaldon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Icardi 'shpëtimtari' i Interit, i dhuron plot 19 pikë zikaltërve
Previous article Pesë trende vendimtare të modës të lançuara nga Rihanna (Foto)

Q.Autor

Postime të ngjashme

MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT/ Me një gol të shënuar, mbyllet pjesa e parë e sfidës së Botërorit (VIDEO) Futboll

MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT/ Me një gol të shënuar, mbyllet pjesa e parë e sfidës së Botërorit (VIDEO)

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin Futboll

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar Futboll

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT