Na pëlqen apo jo, Rihanna emrin e saj e ka shënuar në kanalet e modës edhe atë pikërisht falë stilit të cilin shumë nuk e miratojnë – shumë ekstravagant, madje edhe jo e pëlqyeshme.
Në fakt, pikërisht Riri është përgjegjëse për trendin i cili nënkupton “no-bra” momentin.
Siç e dimë, e tëra filloi gjatë ndarjes së çmimeve CFDA – Fashion Icon Award të vitit 2014, kur këngëtarja na la pa koment me paraqitjen e saj me fustanin plotësisht të tejdukshëm në të cilin gjinjtë e saj theksoheshin më së shumti.
Natyrisht, ky ishte një moment tjetër në të cilin Riri donte t’i mahnisë të gjithë dhe ta bëj që të flitet dhe shkruhet vetëm për të. Gjithnjë e më shpesh kemi mundur ta shohim me veshje të ngjashme transparente në të cilat i theksonte gjinjtë e saj lakuriq.
Nuk kaloi shumë, ky styling jo vetëm që u bë trend, por u bë gjithnjë më i pranueshëm.
E njëjta situatë ka ndodhur edhe me modelet oversized, por të atyre vërtetë XXL formave që këngëtarja i ka vë në fokus si askush më parë.
Cilat pjesë dhe pajisje të guximshme u bënë të pranueshme nga të gjithë pasi Riri i përdori me guxim, shikoni në vijim:







