Gjykata është institucioni i cili merret me vendimet, për ti dhënë të drejtë atij që e meriton atë. Por në Shqipëri, ka pasur momente ku kjo e drejtë është cënuar pikërisht nga ata vetë.
Janë tre rastet ku tre gjykatës kanë rënë pre e “halleve” të tyre personale.
I famshëm ishte rasti i Shyqos i cili kërkonte seks në mënyrë të kulturuar, duke i thënë një gruaje e cila kërkonte divorcin nga burri. “Kur të them që të jesh mikja ime, qëllimi është se do të qëndroj pranë si mik” (pse keqkuptohesh).
“Shyqo do edhe të jetë mik por do të hajë edhe fik”. Por “Shyqot” nuk paskan të mbaruar i fundit ishte rasti i djeshëm ku gjyqtari i Fierit i kërkonte, seks një gruaje e cila kërkonte kujdestarinë e fëmijës.
Por përveçse humbën detyrën si gjyqtarë GUCIMAT, SHYQOT DHE ROLANDAT tashmë kanë mbetur edhe pa gratë e tyre, të cilat kërkuan divorcin pas akuzave të bëra ndaj burrave të tyre gjyqtarë.
Por kush ishin femrat të cilat morën guximin dhe i denocuan “SHYQOT”, “ROLANDAT”, dhe “GUCIMAT” në emisionet investigative.
1.Vajza e cila denoncoi gjyqtarin e Beratit Shyqyri Çobo i cili kishte kërkuar edhe asaj favore seksuale.
Ajo e beri denoncimin përmes një përgjimi që i bëri gjyqtarit.
2. Rudina Islamaj, denoncoi në emisionin investigativ “STOP”, permes nje audiopergjimi, kryetarin e gjykatës së Gjirokastër, Guximtar Boçi, i cili kërkon favore seksuale, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë.
Denoncuesja kishte një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër dhe ka kërkon takim me kreun e saj, Guximtar Boci. Por në zyrën e tij, kryetari tenton ta puthë dhe i bën ofertë seksuale.
3. Gruaja e cila denoncoi gjyqtarin Roland Hysin, është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj. Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit.
Përgatiti: AlpeNews.al






