Shkodra mbetet një nga qarqet që ka ende probleme nga reshjet e dendura të borës, ku sot kanë mbetur të bllokuar 8 mësues.
Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme mësohet se një helikopter është nisur për të bërë evakuimin e tyre.
Më tej shtohet se kërkesa për helikopterin është bërë nga Perfekti i Shkodrës, pasi nga toka ishte i pamundur evakuimi i tyre.
Në njoftimin e saj Ministria e Mbrojtjes shton se helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura, është nisur drejt Thethit e Shalës.


