Pas një takimi me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, ministri grek i Mbrojtjes, njëkohësisht lideri i partisë ”Grekët e pavarur” (ANEL), Panos Kamenos deklaroi se partia e tij do të largohej nga koalicioni qeveritar grek.
“U takova me kryeministrin. Pata një bisedë të gjatë me të.
Patëm një bashkëpunim që zgjati katër vite të plota në qeverinë e unitetit kombëtar”, deklaroi Kamenos.
”Arritëm të nxjerrim vendin nga memorandumet.
Qëllimi i parë u arrit.
Për çështjen e Maqedonisë, nuk më lejohet të mos sakrifikoj karrigen time.
Falenderova kryeministrin.
Për çështjen kombëtare ky bashkëpunim nuk mund të vazhdojë.
ANEL tërhiqet nga qeveria”, theksoi Kamenos pasi daljes nga ndërtesa e qeverisë greke, Maximos Mansion.


