• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARMI/ Është rikthyer në Shqipëri virusi i gripit të rrezikshëm
Home
Shëndet

ALARMI/ Është rikthyer në Shqipëri virusi i gripit të rrezikshëm

12 January, 2019 F.autor Shëndet

Nga autoritetet shëndetësore kërkohet vëmendje e vecantë e qytetarëve ndaj rikthimi në Shqipëri të virusit të gripit të derrit.

Laboratori i Institutit të Shëndetit Publik ka konfirmuar se, aktualisht në vendin tonë është duke qarkulluar virusi A/H1N1 (i njohur në zhargon si gripi i derrit).

Lajmi konfirmohet nga Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, në ISHP e cila ka folur për Top Channel.

“Numri i rasteve me viroza respiratore është rritur. Nuk kemi një numër tepër të lartë të rasteve, por jemi në sezonin e gripit. Ne kemi izoluar raste me grip, të cilët i përkasin virusit AH1N1, ish-virusi pandemik, i cili tashmë është kthyer në një virus sezonal”, tha ajo.

Virusi A/H1N1 shfaq simptoma të njëjta me viruset e tjera, si dhimbje koke, dhimbje muskulare të forta, kollë të thatë, etj. “Viruset e gripit janë shumë hileqarë dhe pësojnë mutacione të ndryshme, ndaj është shumë e rëndësishme që të kryhet vaksinimi ndaj gripit.

Ky vaksinim kryhet në çdo kohë, gjatë të gjithë periudhës së gripit dhe krijon imunitetin e duhur, apo bën që personi, edhe nëqoftëse infektohet nga gripi, të mos kalojë forma të rënda të tij”, tha më tej Silva Bino.

Personat që kanë sëmundje kronike – si diabet, probleme pulmonare, apo janë obezë, – janë të prirur të shfaqin komplikacione nëse preken nga virusi i gripit.

Ndaj, sipas ekspertëve, ata duhet të rendin të bëjnë vaksinën e gripit. Aktualisht janë vetëm 4 raste të konfirmuara në Laboratorin e ISHP-së, ndërkohë që mund të ketë raste të tjera, të cilat trajtohen në shtëpi dhe nuk janë paraqitur te mjeku.

Virusi H1N1 është një prototip i virusit që ka simpotma të zakonshme, por pasojat e tij mund të jenë vdekjeprurëse po nuk u trajtua. Në vitin 2010 vendi yne pati epidemi të ketij gripi, për pasoje dhe viktima.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEDRI ISLAMI/ Ngërçi i opozitës
Previous article VAJZA VËMENDJE/ Këto janë disa nga veshjet më të bukura për Shën Valentin, që të dukeni sa më tërheqëse… (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje Shëndet

STUDIMI: Stresi dhe inflamacioni mund të dëmtojnë zemrën në heshtje

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D… Shëndet

KUJDES! Këto ushqime nuk duhet t’i përzieni kurrë me vitaminën D…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT