Pas përplasjeve të ditëve të fundit ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit për shkak të mos dekretimit të ministrit të jashtëm. 2 orë më parë Kryeministri Edi Rama, nëpermjet një postimi në Twitter, ka bërë me dije se mbremjen e sotme do të jetë i ftuar tek “Zonë e lirë” me Arian Çanin.
Ndër të tjera, Rama thekson se do të flasë për çështjen e Gent Cakës, dhe Presidentit.
Në një postim të dytë reama shkruan se: Janë shpërndarë kadrinjtë krra-krra-krra,nga Andi Kadriu tek Kadri Lubonja e me radhe kadri andej e kadri këtej, futur shtëpi më shtëpi nga vrima e televizorit, duke u rrekur t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë
Janë shpërndarë kadrinjtë krra-krra-krra,nga Andi Kadriu tek Kadri Lubonja e me radhe kadri andej e kadri këtej, futur shtëpi më shtëpi nga vrima e televizorit, duke u rrekur t'i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë IM🤭Çertifikata e Sigurisë😂😂😂Shihemi tek Çani po hë😉
— Edi Rama (@ediramaal) January 11, 2019



