• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PREJ 9 ORËSH I BLLOKUAR NË DËBORË/ Shpëtohet mrekullisht 24 vjeçari shkodran. Familjarët… (DETAJE)
Home
Sociale

PREJ 9 ORËSH I BLLOKUAR NË DËBORË/ Shpëtohet mrekullisht 24 vjeçari shkodran. Familjarët… (DETAJE)

10 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një 24 vjeçar që nga ora 10:00 e ditës së sotme ka mbetur i bllokuar në fshatin Ndërmollas të njësisë Postrivbë. Mursel Sykaj po kthehej drejt stanit të tij ku momentalisht ndodhet bashkë me familjen por ka mbetur në mes të borës e cila aty shkonte deri në 1 m 80 cm. Menjëherë 24 vjeçari ka njoftuar me celularin e tij të afërmit për bllokimin në mes të borës. Familjarët kanë njoftuar Shtabin e Emergjencave Civile. Fillimisht një helikopter është nisur për ta marrë por pas dy tre tentativash helikopteri nuk ka mundur të ulet. Në këtë mënyrë e vetmja mundësi ka qenë vetëm përmës tokës. Kështu në Prekal kanë mbërritur disa grupe të FNSH dhe dy grupe të efektivëve bashkë me disa banorë të zonës janë nisur në këmbë në orët e pasdites. Pas rreth dy orësh ecje në këmbë në mes të borës është arritur që 24 vjeçari të gjendet.

Menjëherë forcat e FNSH e kanë marrë 24 vjeçarin duke bërë që ky i fundit t’i shpëtojë bllokimit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe disa familjarë dhe në këtë mënyrë 24 vjeçari Mursel Sykaj është dërguar tek stani ku ndodhet edhe familja dhe ku kalojnë dimrin. Pasi 24 vjeçari ka mbërritur tek stani i tij forcat e policisë dhe banorët janë rikthyer drejt Prekalit të njësisë Postribë duke bërë edhe dy orë të tjera në këmbë në mes të borës që atje shkon deri në 1 m e 80 cm. Shtetasi Mursel Sykaj qëndroi për rreth 9 orë i bllokuar në mes të borës. Ai kishte ardhur drejt Postribës për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të gjyshes së tij. Nga fshati malor ka arritur që të vijë në këmbë për shkak se nuk ka rrugë për makinë. Pasi ka nisur rrugën e kthimit ka mbetur i bllokuar pak para se të mbërrinte tek stani i tij dhe familjes ku e priste babai, bashkëshortja dhe dy fëmijët e vegjël. Rruga nga njësia Shllak e bashkisë Vau Dejës që lidhet me fshatin Ndërmollas është e bllokuar nga bora dhe andej nuk mund të kalojnë as mjetet e larta.

E vetmja mundësi për Mursel Sykaj që të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit ka qenë që të vinte në këmbë. Ka arritur që të shkojë por në kthim u detyrua të qëndrojë 9 orë i bllokuar derisa FNSH dhe banorët e zonës arritën ta shpëtojnë. Situata në ato fshatra të Postribës por edhe fshatra të tjerë të njësisë Shllak bashkë me zonat e Dukagjinit është shumë e vështirë për shkak të trashësisë së borës që kudo i kalon 70 cm dhe kalimi qoftë edhe për këmbësorët është i rrezikshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KË DO TË DËSHIRONIT NË EKIPIN TUAJ? Roma dhe "Katalanasit" shkëmbëjnë mesazhe për...
Previous article MBËSHTET METËN/ Berisha: Gjarprit iu pre bishti por duhet shtypur koka

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes… Aktualitet

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve Aktualitet

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT