• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MARRËVESHJA DO…”/ Turqia ia hap Serbisë dyert për tregti të lirë
Home
Nderkombetare

“MARRËVESHJA DO…”/ Turqia ia hap Serbisë dyert për tregti të lirë

10 January, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Parlamenti turk ka ratifikuar Marrëveshjen e re për tregti të lirë midis Serbisë e Turqisë.

Me këtë, sipas Rasim Lajiqit, zëvendëskryeministër i Serbisë dhe njëherësh ministër i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, janë krijuar kushtet që një numër më i madh prodhimesh të gjenden në zonën e tregtisë së lirë midis dy vendeve.

Falë Marrëveshjes së re për tregti të lirë, sipas Lajiqit, Serbisë për herë të parë i është lejuar eksporti vjetor në Turqi i 5 mijë tonëve mish viçi, 25 mijë tonëve të vajit të papërpunuar të lulediellit, 15 mijë tonëve të farave të lulediellit, 5 mijë tonëve të sojës, 1 mijë tonëve të preparateve që përdoren në ushqyerjen e kafshëve dhe 500 tonëve të produkteve të ndryshme brumore.

“Krahas kuotave për produktet e përmendura, marrëveshja mundëson dyfishimin e kuotave për tregti të lirë të bizeles, groshës, misrit dhe kumbullave të thata”, ka thënë ministri Lajiq, raporton B92.

Lajiq ka thënë se pret që Marrëveshja do të jetë një shtytës i madh për rritjen e eksportit të Serbisë në Turqi dhe zgjerimin e shkëmbimit të mallrave midis dy vendeve, që më 2018 tejkaloi shumën prej një miliard eurosh.

Ministri ka theksuar se të enjten në Beograd kanë nisur bisedimet dyditore për arritjen e Marrëveshjes për tregti të lirë me Unionin Euroaziatik ku bëjnë pjesë Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Armenia dhe Kirgistani, draftimi i së cilës pritet me rastin e vizitës që do t’ia bëjë Serbisë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 17 janar.

“Për një pjesë e mirë e përmbajtjes së kësaj marrëveshjeje ka dakordësi qysh prej raundeve të mëhershme të bisedimeve, dhe ka mbetur që ekspertët të deklarohen edhe për gjashtë linja tarifore”, ka thënë Lajiq.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Samsung Galaxy feston 10-vjetorin, gati tre "bishat" e teknologjisë
Previous article ME TRËNDAFILA NË DUAR/ Njihuni me djemtë më ROMANTIKË të showbizzit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi Botë

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s Botë

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit Botë

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT