• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRAU GRUAN DHE FAMILJEN E SAJ/ 25-vjeçari u shtir si e shoqja për një vit që të mos i zbulohej krimi
Home
Jetë

VRAU GRUAN DHE FAMILJEN E SAJ/ 25-vjeçari u shtir si e shoqja për një vit që të mos i zbulohej krimi

10 January, 2019 F.autor Jetë

Policia e Florida-s beson se një i ri 25-vjeçar ka vrarë gruan e tij Jamie Ivancic, 21-vjeçe në dhjetor të vitit 2017 dhe është shtirur si ajo për një vit rresht. Më pas, sipas policisë së të njëjtit vend Shelby Svensen ka vrarë një pjesë të familjes së gruas së tij, prindërit dhe të vëllain.

Svensen është shtirur si bashkëshortja e tij Jamie për një vit rresht në mënyrë që të fshihte krimin. “The Washtington post” shkruan se 21 vjeçarja ka folur për herë të fundit në telefon në mënyrë të drejtpërdrejtë me të motrën e saj, Karma Stewart, në 25 janar 2018. Gjatë video telefonatës, Stewart rrëfen për zyrtarët se e motra i kishte thënë se po planifikonte të merrte fëmijët e të linte bashkëshortin, Shelby Svensen.

Pas kësaj telefonate Karma nuk u lidh më kurrë me të motrën, dhe asnjë nga pjesëtarët e saj të familjes. Herë pas here, ajo dhe familja e saj merrnin ndonjë mesazh ose ndonjë foto të fëmijëve, nëpërmjet telefonit të Svensen. Kur familja e 21-vjeçares kërkonte të fliste me të bijën, burri i saj u thoshte të telefonin sërish më vonë, sepse ishte e zënë. Pothuajse një vit pas telefonatës së fundit që viktima pati me të motrën, më 1 janar 2019, tre prej familjarëve të Ivancic u gjendën të vdekur në shtëpinë e tyre: nëna, babai dhe vëllai i saj.

I dyshuar për këto vrasje ishte 25-vjeçari, Shelby Svensen. Më 3 Janar 2019 Svensen u arrestua nga policia nën akuzën e vrasjeve të mësipërme. Ai po ecte me makinën e gruas së tij, në momentin që u arrestua. Gjatë marrjes në pyetje 25-vjeçari rrëfeu se nuk kishte vrarë vetëm prindërit dhe vëllain e gruas por edhe vetë atë.

Më 8 Janar gjatë një konference për shtyp, policia e Florida-s bëri me dije se Shelby Svensen mbahet i arrestuar për vrasjen e gruas (trupi i të cilës u gjet vetëm tre ditë më parë, në një prej shtëpive ku kishte banuar më parë çifti) dhe të tre anëtarëve të familjes së saj. 25-vjeçari po mbahet në burg, por ende nuk ka zbuluar arsyet që e çuan drejt këtyre vrasjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESHJET E DËBORËS NË VEND/ Këto janë zonat e bllokuara
Previous article TIFOZE E "THEKUR" E LAZIOS/ Bukuroshja italiane ka postuar një detikim dedikim të veçantë për klubin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT