• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RESHJET E DËBORËS NË VEND/ Këto janë zonat e bllokuara
Home
Sociale

RESHJET E DËBORËS NË VEND/ Këto janë zonat e bllokuara

10 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Procesi mësimor është pezulluar në 16 bashki të vendit për shkak të problematikave të krijuara nga reshjet e dendura të dëborës që kanë përfshirë vendin.

Ndërkohë procesi është pezulluar në  28 shkolla në Shkodër , 4 në Gramsh, 2 në Vlorë, 3 në Lezhë, 4 në Kolonjë dhe një në Delvinë.

Thuajse në të gjitha qytetet e tjera mësimi u zhvillua me orë të reduktuara, ndërsa të pakta ishin ata që zhvilluan normalisht.

Reshjet e dëborës vijuan në pjesën më të madhe të vendit ndërsa variojnë nga disa centimtra në qytete deri në 1.2 metra në zonat malore të qarkut të Dibrës.

Rrugët rurale kanë probleme, ndërsa rruga nacionale Peshkopi-Tiranë është e kalueshme me zinxhirë.

Në Kukës, zonat e thella malore janë të bllokuara ndërsa ka probleme me energjinë.

Në Opar, dëbora ka arritur 1 metër trashësi dhe banorët apeluan për ndihmë përmes Ora News.

Banor: Për 400 km, nuk vjen askush të na e pastrojë. 300 familje dhe 1200 banorë jemi.

Në qarkun e Korcës, rrugët kryesore e janë të kalueshme, por vështirësi ka në akset Korcë –Ersekë.

Drejt fshatit turistik të dardhës udhëtohet me zinxhirë, por rruga është rihapur pas orteqeve të mbrëmshme.

Vijojnë të bllokuara zona e Lekasit, Shtylla, Velcan dhe Dardhas. Të gjitha shkollat kanë pezulluar mësimin për shkak të motit të keq.

Në zonat malore dëbora arin 70 cm.

Një situatë emergjente u regjistrua në Kolonjë te Gjirokastrës, ku një fëmijë i sëmurë u tramsportua në spital nga forcat zjarrfikëse pasi ambulanca nuk futej dot për shkak të borës.

Rruga drejt Kakavijës është e kalueshme pa probleme.

Zonat malore mbeten të bllokuara, ndërsa menaxhimi i situatës përplasi prefektin me Bashkinë e Gjirokastrës.

“Të organizojmë punën për pastrimin e qytetit, rrugëve të brendshme.”

“Nuk është koha të bëjmë politikë dhe as ti drejtojnë gishtin njëri-tjetrin. Është koha për përgjegjshmëri nga secili prej nesh”.

Në Shkodër, Thethi e Vermoshi mbeten të izoluara ku trashësia e borës i kalon 80 cm.

Situata është rënduar nga reshjet e dendura të borës dhe temperatura të ulëta deri në -7 gradë, edhe në Pukë ku në qytet trashësia e borës i kalon 70 cm.

Për pasojë të motit të keq dy aksidente u regjistruan në Malësi të Madhe, për fat të mirë pa viktima.

“Pamjet flasin vetë. Asnjë fadromë nuk ka ndërhyrë në këtë segment rrugor dhe për pasojë, banorët e fshatit Zogaj janë thuajse të izoluar”, raportoi gazetari i Ora News, Bepin Kolvataj.

Në qarqet Elbasan e Lezhë rrugët nacionale janë të kalueshme, por ka fshatra në bllokuar në zonat malore. Problematika ka edhe me energjinë elektrike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BORA "PUSHTON" SHQIPËRINË/ Emergjencat Civile të Bashkisë Tiranë shpëtojnë dhjetëra qytetarë në situatë rruge
Previous article VRAU GRUAN DHE FAMILJEN E SAJ/ 25-vjeçari u shtir si e shoqja për një vit që të mos i zbulohej krimi

F.autor

Postime të ngjashme

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes… Aktualitet

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve Aktualitet

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve

SHIFRAT/ Aksidentet rrugore në gusht 2026, ulet numri i ngjarjeve, por rritet me 6,2% bilanci i 8-mujorit Aktualitet

SHIFRAT/ Aksidentet rrugore në gusht 2026, ulet numri i ngjarjeve, por rritet me 6,2% bilanci i 8-mujorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT