• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 17 VJEÇARES NË LAPRAKË/ Zbardhet dosja, si u QËLLUA me 2 plumba në KOKË Griselda Gjikolaj
Home
Breaking News

VRASJA E 17 VJEÇARES NË LAPRAKË/ Zbardhet dosja, si u QËLLUA me 2 plumba në KOKË Griselda Gjikolaj

10 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dosja e prokurorisë, ku hidhet dritë mbi motivet e vrasjes së 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj dhe plagosjen e Erjon Bengos mbrëmjen e 26 dhjetorit të 2018, në zonën e Laprakës.

Referuar dokumentit zyrtar, rezulton se e mitura është qëlluar me dy plumba në kokë, nga i dyshuari Robert Perpepaj, i cili prej disa kohësh e përndiqte sistematikisht dhe ishte kthyer në shqetësim për të. Vajza, thuhet në dosje  se i ka rrëfyer të fejuarit të saj Samir H., shqetësimet që po i sillte Roberti duke i kërkuar ta mbronte prej tij. 10 ditë përpara ngjarjes, i fejuari i 17-vjeçares dhe shoku i tij Erjon Benga, janë konfliktuar në Laprakë me të shumëkërkuarin 19-vjeçar.

Benga i ka kërkuar atij që të mos e ngacmonte Griseldën, por Përpepaj i është përgjigj se “është cun e mund të ngacmojë cdo vajze”. Ne debat e sipër Erion Benga e ka qëlluar me shpullë të riun me origjinë nga Tropoja. Prej atij momenti Roberti nuk është bërë i gjallë, deri mbrëmjen e 26 dhjetorit kur edhe ndodhi krimi i rëndë.

Dyshimet janë se gjatë ditëve të fundit, ai ka planifikuar të hakmerret jo vetëm ndaj Erion Bengos, por edhe ti marrë jetën vajzës, që përndiqte në cdo moment. Natën e ngjarjes, Griselda kishte dalë më të fejuarin, mikun e tij Erion Benga dhe një shoqe te saj në një nga lokalat e zonës. Rreth orës 18.05 minuta, ata kanë lënë lokalin dhe janë drejtuar për tek makina tip mercedez benz model E-class, ne pronësi të Erion Bengos.

Në dosje sqarohet se në timon është ulur Benga, pasagjer në vendin e parë ishte, Samiri, ndërsa dy vajzat ishin në sediljen e pasme. Menjëherë Sapo makina ka nisur lëvizjen, sipas dëshmisë së 26-vjecarit Benga, dy persona i kanë prerë rrugën dhe kanë filluar të godasin automjetin.

Ai ka tentuar të largohet duke shtuar shpejtësinë. Brenda pak sekondash – sqarohet në dosje – I dyshuari Përpepaj ka dalë në anën e majtë të makinës – dhe ka qëlluar me dy plumba në kokë 17-vjeçaren.

Plumbat kanë kapur edhe Erion Bengon. Referuar dëshmive, rezulton se I dyshuari tjetër, Ronald Muzhaqi, i cili tashmë ndodhet në qelitë e paraburgimit, ka vijuar të godasë automjetin, nga ana ku ishte ulur Samiri i fejuari i viktimës. Për fat të mirë, ai dhe mikesha e ngushtë e vajzës, nuk u prekën nga plumbat. 26 vjecari Benga ndonëse i plagosur, ka udhëtuar me automjetin e tij ne drejt spitalit të Traumës.

Por ende pa mbërritur në duart e mjekëve, Griselda kishte ndërruar jetë. Ndërkohë, që Benga është në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Skena e krimit që tronditi kryeqytetit funddhjetorin e vitit që sapo lamë pas u rindërtua nga hetuesit, bazuar në rrëfimet e të mbijetuarve të atentatit dhe pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së bizneseve të zonës, ku dukej qartë cdo lëvizje e autorëve.

Të dyshuarit Robert Perpepaj dhe Ronald Muzhaqi, ndaj të cilëve rëndon akuza e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese ndaj dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim, kanë mundur ta realizojnë planin e tyre kriminal në më pak se dy minuta. Aktualisht, në kuadër të hetimeve të ngjarjes, prokuroria e Tiranës po vijon më pyetjen e familjarëve të viktimës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E THONË ASTREOLOGËT/ Kjo shenjë e horoskopit ka varësi ndaj telefonit
Previous article FORCOHET NDJESHËM EURO/ Sot shënoi rritjen më të madhe ditore që nga qershori

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes… Aktualitet

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve Aktualitet

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT