• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHIFRAT/ Ekonomia në vend, investimet totale pësojnë…
Home
Ekonomi

SHIFRAT/ Ekonomia në vend, investimet totale pësojnë…

10 January, 2019 k.autor Ekonomi

Rënia e intensitetit të punimeve në projektet e mëdha të investimeve, gazsjellësin TAP dhe HEC-et mbi lumin Devoll ka çuar në trajektore rënëse totalin e investimeve në ekonomi, duke nisur që nga tremujori i dytë i vitit 2018.

Banka e Shqipërisë ka analizuar se, investimet shënuan rritje vjetore me rreth 1.5% në tremujorin e dytë, një normë kjo më e ulët se rritja prej 4.5% e një tremujori më parë. Banka sqaron se, treguesit e tërthortë sinjalizojnë se rritja e investimeve pritet të mbetet e ngadaltë edhe gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, e ngjashme me tremujorin e mëparshëm.

Sipas Bankës, ritmet e rënies së investimeve sugjerohen nga importi i makinerive, pajisjeve e pjesëve të këmbimit, rënia e flukseve hyrëse të investimeve të huaja direkte në tremujorin e tretë dhe prirjen rënëse të gjendjes financiare të bizneseve.

Ndërkohë, treguesit të cilët japin sinjale se ecuria e investimeve do të mbetet në kahun rritës janë rritja e shitjeve neto në vëllim në sektorin e ndërtimit edhe kredisë për qëllime investimi.

Banka e Shqipërisë parashikon se, investimet pritet të përmirësojnë dinamikën e tyre rritëse në tremujorin e katërt të këtij viti. Kjo trajektore është në një linjë me rritjen vjetore të importit të makinerive, pajisjeve e pjesëve të këmbimit, dhe të shpenzimeve kapitale të qeverisë në muajt tetor nëntor.

Ndërkohë, sipas të dhënave të tjera si ato të kredisë për qëllime investimi, rritja më e zbutur e saj gjatë muajit nëntor mund të veprojë si faktor kufizues për ritmin e rritjes së pritur të investimeve në tremujorin e fundit të vitit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ecuria më e ngadaltë e investimeve totale në ekonomi u ndikua si nga komponenti publik ashtu edhe nga ai privat. Komponenti i investimeve të lidhura me ndërtimin rezulton të ketë frenuar ritmet e rritjes, ecuri kjo e sinjalizuar nga treguesi i vlerës së shtuar dhe ai i importit të materialeve që përdoren në këtë sektor. Ecuria e këtij komponenti vlerësohet se reflekton në një farë mase dhe efektin e krahasimit me një bazë të lartë një vit më pare

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEHGJET PACOLLI VIZITON BERLININ/ Ja çfarë do të flitet me homologun e tij gjerman
Previous article SPAK-u/ Starton gara, kriteret që duhet të plotësojnë 15 prokurorët antikorrupsion

k.autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT