• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROPOZIMI/ Maqedonia pritet të miratojë ndryshimet kushtetuese për emrin
Home
Rajon

PROPOZIMI/ Maqedonia pritet të miratojë ndryshimet kushtetuese për emrin

8 January, 2019 F.autor Rajon

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ranë dakord të marten në mbrëmje për një seri ndryshimesh të Preambulës së Kushtetutës dhe të amendamenteve të tjera kushtetuese të propozuara nga partia shqiptare e opozitës. Kjo i hap rrugë votimit të ndryshimeve kushtetuese, megjithëse për t’u siguruar shumica e nevojshme në parlament prej dy të tretave, duhet që edhe dy ligjvënësit e Lëvizjes Besa të votojnë pro.

Pas një takimi mes kryeministrit Zaev dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela është bërë e ditur se është pranuar propozimi i kësaj partie lidhur me Preambulën e Kushtetutës ku do të figurojë: “Qytetarët е Republikës së Maqedonisë, populli maqedon, pjesa e popullit shqiptar, popullit turk, popullit vlleh, … duke marrë përsipër përgjegjësinë për të tashmen dhe të ardhmen e atdheut të tyre…”

Kryeministri Zaev shprehu kënaqsi nga “biseda konstruktive me zotin Sela”, siç u shpreh ai, duke shtuar se Aleanca për Shqiptarët me përcaktimin e saj drejt NATO-s dhe BE-së dhe ndaj ndjeshmërisë së popullit maqedonas në Republikën e Maqedonisë po vazhdon frymën konstruktive.

Një propozim-amendament tjetër i pranuar është ai për diasporën ku theksohej kujdesi për “diasporën maqedonase” dhe teksti do të ndryshojë në “diasporën e popullit maqedonas dhe të komuniteteve të tjera të cilat jetojnë në Maqedoninë e Veriut”.

Ndërkaq, zoti Zaev pohoi se shtetësia në dokumente e paraparë si “maqedonas/qytetar i Maqedonisë së Veriut” do të jetë temë diskutimi me dy partitë shqiptare duke theksuar megjithatë gatishmërinë që pjesëtarët e popujve më të vegjël të shfrytëzojnë variantin për t’u deklaruar vetëm si qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zoti Ziadin Sela shprehu kënaqësi me marrëveshjen e arritur lidhur me ndryshimet në preambulë.

Zoti Zaev pritet të bisedojë edhe me drejtuesit e partisë opozitare “Lëvizja Besa” për t’i bindur ata që të mbështesin ndryshimet kushtetuese.

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa e kanë kushtëzuar kryeministrin maqedonas Zoran Zaev me katër votat e tyre në parlament për ndryshimet kushtetuese kundrejt pranimit të propozimeve të tyre për ngritjen e statusit të shqiptarëve në këtë vend.

Zoti Sela u tha më herët të marten gazetarëve se askush nuk duhet të ketë frikë nga drejtësia dhe barazia, por nga kompromiset që janë bërë për ligjin e fundit të amnistisë dhe vendime të tjera që po merren nga Prokuroria e Posaçme.

Nga ana tjetër, Zv/Kryeministri Bujar Osmani është shprehur se partitë shqiptare nuk duhet të bllokojnë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe se nuk beson që partitë shqiptare janë pjesë e atyre faktorëve të cilët synojnë ta prishin procesin.

Shumica parlamentare së bashku me tetë deputetët e përjashtuar nga VMRO_DPMNE-ja nuk arrinë shifrën e duhur prej 80 votash dhe pa katër ligjvënësit shqiptarë të Aleancës dhe Besës nuk mund t’i kalojë ndryshimet kushtetuese që nesër pritet të vihen në seancë plenare.

VMRO-ja ka parajamëruar se nuk do të marrë pjesë në seancë.

Sipas pritjeve, brenda pak ditësh do të miratohen ndryshimet kushtetuese, përmes të cilave do të ndryshohet emri i vendit në “Republika e Maqedonisë së Veriut”, në bazë të Marrëveshjes së Prespës të arritur në qershorin e vitit të kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DRON NË AEROPORTIN E HEATHROW/ Pezullohen fluturimet nga Londra
Previous article SHBA/ Akuza ndaj juristes ruse me lidhje me Kremlinin

F.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT