Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twiiter pas mbledhjes informale të qeverisë në Elbasan. Rama thotë se në fokus të diskutimeve ka qenë rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase për vitin 2019.
Gjithashtu sipas kryeministrit Edi Rama në fokus për këtë vit është edhe përmirësimi i infrastrukturës së shërbimeve publike dhe rekrutimi në administratë i të rinjve që përfundojnë me mesatare 9-10.
Mbledhja e qeverisë në Elbasan, Rama zbardh detajet: Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektorNë fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase;përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike;masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10
Postimi i plotë
Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor😊Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase;përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike;masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10👌#PS #Reforma #Skuadër #Lidership pic.twitter.com/9UmeKCVFeR
— Edi Rama (@ediramaal) January 6, 2019
/AlpeNews.al


