Vitet e fundit, për shkak edhe të shumëllojshmërive të ushqimeve, rriten problemet me tretjen që japin dhimbje fillimisht në stomak duke vijuar me fundin e barkut. Kështu, shumë prej njerëzve kanë probleme me tretjen dhe ata që nuk i kushtojnë rëndësi përfundojnë edhe në operacione. Megjithatë, për të evituar këtë, sigurisht jo në raste të rrezikshme, ekziston një teknikë që njerëzit e dinë por nuk e dinin se bëhej edhe me barkun. Po flasim për masazhin e barkut. Shumë njerëz bëjnë masazhe në fytyrë apo në pjesën e mbrapse të trupit, duke përfshirë kraharorin dhe këmbët, por jo barkut. Quhet ndryshe si trajtimi osteropatik Visceral, një trajtim ose masazh për barkun që largon problemet me tretjen.
Nuk është një proces që ndihmon për një bark të sheshtë dhe as për relaksim. Zakonisht përdoret për njerëzit që vuajnë nga kapsllëku dhe dhimbjet e stomakut nga lëngu i acidit.
Duke masazhuar barkun, qëllimi është të rregullohet funksioni e zorrëve të lidhur edhe me trurin. Studiuesit thonë se nuk është as e dhimbshme aq qetësuese. Është thjesht e çuditshme për shkak të ndryshimit që pëson trupi. Mund të marrësh pak vaj ulliri dhe të masazhosh lehtë pjesën e stomakut për 10 minuta. Por metoda më efektive është masazhimi në një qendër fizioterapie, dhe jo ta bësh vetë. Nëse nuk ke mundësi ose për shkaqe të ndryshme, mund të të ndihmojë dikush në shtëpi. Nuk ka rëndësi orari i masazhit, mjafton që ta bëni dhe do vëreni rezultatet mahnitëse.



