• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E ARRESTUAM PËR SPIUNAZH/ Rusia ngre akuza ndaj ish-marinsit amerikan
Home
Nderkombetare

E ARRESTUAM PËR SPIUNAZH/ Rusia ngre akuza ndaj ish-marinsit amerikan

3 January, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Rusia ngriti akuza për spiunazh ndaj ish-marinsit amerikan Paul Whelan, sipas një njoftimi të agjencisë së lajmeve “Interfax”, që nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Të hënën, zyrtarët rusë të Shërbimit Federal për Sigurinë (FSB) thanë se 48-vjeçari Whelan ishte arrestuar më 28 dhjetor “gjatë kryerjes së një akti spiunazhi”, dhe se ndaj tij kishte nisur një hetim penal.

FSB-ja nuk dha detaje të mëtejshme, por agjensia shtetërore ruse e lajmeve TASS-i njoftoi se Paul Whelan-i rrezikon deri në 20 vjet burg, nëse dënohet.

Paul Whelan punon si drejtor për sigurinë globale në kompaninë “BorgWarner”, një furnizues amerikan i pjesëve të këmbimit për makinat.

Familja e tij mësoi për arrestimin vetëm pasi lajmi u njoftua nga mediat ruse, çka i nxiti ata të kontaktojnë përfaqësuesit e Kongresit dhe diplomatët amerikanë.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për gjendjen dhe sigurinë e tij. Pafajësia e tij është e padiskutueshme dhe ne besojmë se të drejtat e tij do të respektohen”, thanë përfaqësues të familjes.

Arrestimi i zoti Whelan përkon me disa skandale spiunazhi që kanë përkeqësuar tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit, përfshirë helmimin në Britani të ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripali dhe vajzës së tij.

Lajmi i ndalimit të tij erdhi më pak se 24 orë pasi presidenti rus Vladimir Putin i bëri një urim publik me rastin e Vitit të Ri, Presidentin amerikan Donald Trump, gjatë të cilit tha se Moska është për një dialog të vazhdueshëm me Uashingtonin për një varg çështjesh.

Në vitin 2016, “Izvestia”, organ mediatik i lidhur me Kremlin, njoftoi se 13 shtetas amerikanë ndodheshin në burgjet ruse. Që nga ajo kohë, Kremlini nuk ka publikuar asnjë detaj rreth amerikanëve që ndodhen aktualisht nën arrest në Rusi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JAKUP KRASNIQI/ Shqiptarët mobilizohen në kohë të vështira – liria i çakordon!
Previous article GREKU DHE SHQIPTARI VRANË STUDENTEN 21 VJEÇARE/ Gjendet i plagosur në qeli...

F.autor

Postime të ngjashme

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT