• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Fillon punën Kongresi i ri. Është më i LARMISHMI në historinë e vendit (DETAJE)
Home
Nderkombetare

SHBA/ Fillon punën Kongresi i ri. Është më i LARMISHMI në historinë e vendit (DETAJE)

3 January, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Kongresi i ri amerikan bën sot betimin.

Pas dy vjetësh kontrolli nga republikanët të Shtëpisë së Bardhë, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, demokratët marrin sot kontrollin e kësaj të fundit.

Kjo si rezultat i zgjedhjeve për Kongresin të mbajtura në muajin nëntor, gjatë të cilave demokratët siguruan në fund të procesit 235 vende në Dhomën e Përfaqësuesve prej 435 vendesh. Republikanët morën dy vende më shumë në Senat dhe aktualisht gëzojnë një shumicë prej 53 vendesh në raport me demokratët që kanë 47.

Ligjvënësja Nancy Pelosi pritet të votohet si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, post të cilin ajo e ka mbajtur nga viti 2007 deri në 2011.

Disa demokratë kanë shprehur dëshirën për një drejtim të ri dhe zonja Pelosi ka rënë dakord të shërbejë jo më shumë se katër vjet si kryetare në këmbim të mbështetjes për këtë mandat.

Kongresi i ri është është më i larmishmi për nga përbërja në historinë e vendit.

Ai përfshin ligjvënësen Alexandria Ocasio-Cortez nga Nju Jorkut, gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë në historinë e Kongresit. Po kështu Rashida Tlaib e Miçiganit dhe Ilhan Omar e Minesotës, janë dy gratë e para të besimit mysliman të zgjedhura për një vend në Kongres. Deb Haaland e New Mexico-s dhe Sharice Davids nga Kansasi janë dy gratë e para që përfaqësojnë në Kongres popullsinë indigjene të Amerikës. Gjithashtu Kongresi i ri ka edhe 10 ligjvënës që janë deklaruar hapur se i takojnë komunitetit LGBTQ.

Në total gratë mbajnë 102 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 25 vende në Senat.

Kongresi i ri përballet me sfidën e menjëhershme të trajtimit të çështjes së mbylljes së pjesshme të qeverisë. Deri tani ka pak gjasa që udhëheqësit demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe ata republikanë të Senatit, të bien dakord për një plan shpenzimesh që do të rihapte një të katërtën e shërbimeve qeveritare që aktualisht janë të mbyllura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEGJENDA E FORMULA 1/ "Muze virtual" për arritjet e Michael Schumacher në 50 vjetorin e lindjes
Previous article "ISHTE AQ E QETË"/ Skiatorja tregon çfarë i ndodhi kur "vdiq" për 20 minuta (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT