Viti 2019 duket se ka nuk nisur aspak i qetë, me një balance shumë të rëndë tre ngjarje tronditëse.
Fillimisht, pas zhdukjes se katër ditëve të një peshkatari në liqenin e Pogradecit, vetëm dje u gjend varka por pa të Brenda. Dyshimet e familjarëve janë se ai është mbytur. Ndonëse polumbarët po kërkojnë për trupin, ende nuk është bërë I mundur gjetja e tij.
1. Gëzim Seitllari, nuk ishte peshkatar I mirëfilltë por I pëlqente peshkimi ndonëse mëngjesi i 31 dhjetorit do përfundonte fatal për të.
2. Ngjarja e dyte, edhe më e rënda është ajo e ndodhur pasditen e djeshme ku një 34 vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij 31 vjeçe dhe motrën e saj vetëm 18 vjeçe pas një debate.
Shkak duket se ka qënë kërkesa e gruas për të vajtur për festa tek prindërit. Gazment Musta, I dehur dhe pas sherrit, ka marrë thikën dhe I ka qëlluar të dyja njëra pas tjetrës duke I lënë të vdekura në vend.
Mësohet se I gjithë krimi makabër ka ndodhur në sy të fëmijevë të mitur. Çifti Musta jetonte në Ballsh por autori kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Greqia.
3. Ngjarja e tretë e cila u zbulua sot në Korfuz, ku babai shqiptar kishte vrarë vajzën e tij natën e Vitit të Ri. Sipas mediave greke, shqiptari e ka vrarë vajzën dhe më pas e ka varrosur në oborrin pas shtëpisë, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një të ri nga Afganistani. Viktima është Anxhela Pjetri 28-vjeçe, ndërsa i ati është arrestuar pas krimit.
4. Ngjarja e katërt eshte ajo ku një 53 vjeçar është vetëvrarë paraditen e sotme në ambientet e paraburgimit të komisariatit të Kukësit, ndërsa policia e ka mohuar ngjarjen. Sipas drejtorisë së policisë së Kukësit, Medi Gjuni u dërgua në spital se nuk ishte ndjerë mirë ku ndërroi edhe jetë. Gjuni ishte ndaluar pak ditë më parë për dhunë në familje.
/AlpeNews.al





